Ç’është çështja shqiptare? (Pjesa I-rë)

Ç’është çështja shqiptare? (Pjesa I-rë)

138
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Besir BAJRAMI

Për hir të festave kombëtare të nëntorit, marr shkas të shkruaj për origjinën, apo shkakun e gamës së pasojave shumëdimenzionale me të cilat për çdo ditë merren mediat, politika dhe shoqëria jonë në përgjithësi.

Procesi edukativo-arsimor për t’u njohur me rrënjët e çështjes shqiptare, siç duket çalon nëpër institucione, andaj informatat në këtë drejtim janë të nevojshme për të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, që më pas të dijmë ta artikulojmë drejtë ndërkombëtarisht kërkesën për zgjidhje.

Shqiptarët janë një komb i krijuar përreth gjuhës së tyre, ata nuk kanë pushtuar popujt tjerë, e as nuk kanë patur fuqi institucionale për t’i asimiluar tjerët, që do të thotë se gjuha e tyre (rrënja e identitetit kombëtar) nuk është e mësuar, apo e indoktrinuar nëpër institucione, mbi etni të ndryshme, por ajo është trashëguar te ajo pjesë e mbetur e popullit vendas që ka arritur të mbijetoj falë maleve të gadishullit Ilirik, e t’i mos përkulet pushtuesve deri në asimilim, ashtu siç ka ndodhur me shumicën e vendasve tjerë.

Ky popull ka përjetuar në vazhdimësi restrikcion fizik, si pasoj e ekspasionit të vazhdueshëm të popujve tjerë më të rinjë përreth.

Problemi kyç i shqiptarëve është se si të mbijetojnë kundrejtë invazioneve të vazhdueshme. Forma më stabile e organizimit shoqëror dhe politik që njihet deri më tani ndërkombëtarisht, e cila siguron më së miri mbijetesën e ketij populli, është shteti-komb. Ky nuk është një opsion i shtruar për kompromis, por kërkesë jetike dhe e drejtë e një populli. Pikërisht këtu i ka fillet çështja shqiptare, apo problemi i një populli të ndarë dhe të kolonizuar.

Sot, në shekullin 21, shqiptarët vazhdojnë të jenë një komb që është ndarë me dhunë në shumë shtete (pranimi i kësaj ndarje, do të thotë nënshtrim ndaj dhunës), në mënyrë që të mbesin si minoritete në shtetet përkatëse dhe gradualisht të vazhdojnë të tkurrendrejtë një vendi mundësisht sa më të vogël e më të dobët, siç ka mbetur Shqipëria e sotme administrative (pa kapacitetin e saj të plotë të burimeve njerëzore, politike, ekonomike dhe natyrore), apo të shpërndahen nëpër botë, si një ndër mundësit e pakta për të mbijetuar ekonomikisht.

Në të gjitha shtetet përreth Shqipërisë administrative, kemi shqiptar autokton, që janë shndërruar në minoritete, të kolonizuar në shtetet e krijuara nga pushtuesit. Më shumë shqiptar vendas jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, se sa brenda saj; nuk kemi asnjë rast të ngjajshëm, të paktën në Europë, ku pjesa më e madhe e një kombi (pa marr parasysh nëse janë autokton apo pushtues), të jetë i ndarë jashtë shtetit të tyre përkatës.

Kërkesa e natyrshme e shqiptarëve është që të bashkohen në një shtet kombëtar deri aty ku aktualisht mbijetojnë si autokton dhe ajo pjesë e vogël e pushtuesëve që ka vazhduar ndërkohë të depërtoj më thellë në territoret e sotme shqiptare, të pranoj statusin e minoritetit në një Shqipëri etnike, e jo ajo pakicë pushtuese që jeton brenda tyre, me ndihmën e shteteve përkatëse satelite, të vazhdoj të mbaj të kolonizuar, të pushtuar dhe të ndarë shqiptarët nën statusin e minoriteteve etnike në sa më shumë shtete përreth Shqipërisë së tkurrur administrative.

Faktorët kryesorë që e zvaritin zgjidhjen e çështjes shqiptare janë interesat kontradiktore ndërkombëtare të poleve gjeostrategjike që kanë ndikim në Ballkan, dhe dobësimi i vetëdijesimit kombëtar në masën shqiptare, rrjedhimisht edhe te udhëheqësit e tyre të sotëm modern, të cilëve u duket demode vullneti i trashëguar i kombit të tyre (si pasoj e dobësisë argumentuese që del nga rrethi vicioz: politikë-arsim-media-politikë), e nuk dijnë të bëjnë trysnin e nevojshme diplomatike në arenën ndërkombëtare, e as të jenë koherent në artikulikimin e kërkesave të tyre për bashkim kombëtar.

Por sot, kur akoma nuk është deformuar, shtypur dhe zhdukur vullneti i drejtë e i trashëguar i shqiptarëve, dhe kur më shumë vlenë forca e së drejtës se sa e drejta e forcës mbi ta, shqiptarët e kanë më të lehtë të shfrytëzojnë të drejtat ndërkombëtare për të transmetuar atë vullnet nëpërmjet politikës, madje pikërisht transmetimi i vullnetit të popullit nëpërmjet politikës, është shtylla kryesore e demokracisë.

Të drejtat e njeriut, si ajo e lëvizjes së lirë, apo mbrojtja nga diskriminimi etnik; të drejtat civile e politike individuale; të drejtat ndërkombëtare, si ajo e vetëvendosjes së popujve, e mbrojtjes së sovranitetit kombëtar dhe e drejta historike (aty ku akoma mbijetojnë), shërbejnë si mbështetje juridike, politike dhe morale, që e drejta e shqiptarëve të përkrahet e zgjidhet nga institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Zëri i atyre që akoma vazhdojnë të kërkojnë zgjidhjen e çështjes shqiptare, ka filluar të zbehet si pasoj e kompromisit që rezultoj me pavarësinë e një pjese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë administrative, e që i shtron rrugë një degëzimi (ndarje?) të mëtutjeshëm të kombit shqiptar, që paradoksalisht shquhet e vlerësohët pikërisht për ruajtjen e unitetit kombëtar që në origjinë dhe ajo pjesë që është degëzuar përgjatë historisë, nuk identifikohet sot me kombësinë shqiptare, që nënkupton se degëzimi i mëtutjeshëm, do të thotë tkurrje e mëtutjeshme e kombit shqiptar.

Mohimi që i bëhet vullnetit të popullit autokton shqiptar që sot gjindet nën shtetin e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, por edhe atyre në Kosovë, duke u’a ndaluar referendumin për vetëvendosje, është shkelje e rëndë e të gjitha atyre të drejtave themelore ndërkombëtare që përmenda më lartë, dhe krijim i standarteve të dyfishta.
Përderisa edhe sot, shumë shqiptar vazhdojnë të kërkojnë të dëshpruar të drejtat e tyre njerëzore e ndërkombëtare, të tjerët nuk mund të qëndrojnë duarkryq e të sillen me përbuzje ndaj tyre, sepse për çdo: Kozmopolit; Nacionalist; Humanist; Politikan; Ekonomist/Biznesmen; Student; Arsimtar; Jurist; Gazetar; Historian; Fetar; Ateist; Artist; Shkrimtar/Poet; Sportist; Analist/Opinionist; Filozof; Sociolog; Psikolog; Antropolog; Arkeolog; Gjuhëtar; Gjeograf; Astrolog; Spiritualist; Materialist; Mjek; Ushtar… E për të gjithë ju të tjerët, me profesionet apo profilizimet tuaja që nuk janë përfshirë më lartë, apo me idetë, idealet dhe bindjet tuaja, pra, për të gjithë njerëzit: kauza shqiptare, apo çështja shqiptare, është koncepti më ideal për ta mbrojtur, përkrahur, promovuar dhe zgjidhur, për hirë të moralit dhe etikës që qëndron në bërthamën e njerëzisë, por edhe të çdo profesioni, krijuar dhe ideuar nga njerëzimi, për, dhe në shërbim të individit, shoqërisë dhe natyrës.

Kozmopoliti Duke mos e parë njerëzimin të ndarë në etni e kombe, për kozmopolitin është shumë me rëndësi që këto njerëz që jetojnë në këtë hapësirë të Ballkanit, të mos diskriminohen pikërisht për shkak të përkatësisë së tyre etnike apo kombëtare, duke krijuar për ta standarte të dyfishta politike. Përderisa kozmopoliti kundërshton ndarjen në mes kombeve të ndryshme, është tragjike për të që të ekzistoj ndarje brenda një kombi.
Poshtu, vlerat tradicionale të shqiptarëve duhet të rruhen dhe vlerësohen si pasuri botërore. Andaj kërkesat për zgjidhje të çështjes shqiptare, duken të drejta edhe në qoftë se shihen nga këndvështrimi kozmopolit.

Nacionalisti Çdo nacionalist në botë, do të kishte lakmi të ketë rastin të mbroj një komb që buron që nga errësirat e historisë dhe si i tillë është vendosur gjithnjë në pozitë vetëmbrojtëse për mijëra vjet me radhë, duke u tkurrur në vazhdimësi dhe ende nuk e ka përjetuar formimin e shtetit të konsoliduar kombëtar, ashtu siç kanë patur mundësi të gjithë përreth shqiptarëve.
Në këtë rast, çdo njeri ndoshta edhe përkohësisht do të bëhej nacionalist, deri sa të arrihet rehabilitimi i këtij kombi, duke shtuar këtu edhe arsyet tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e pasurive dhe vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të këtij populli, që pa një dozë të theksuar të nacionalizmit, kjo nuk do të ishte e mundur në një shoqëri të kolonizuar dhe pa autoritet shtetëror.

Nacionalizmi i këtij kombi, mbi të gjitha është human, sepse ka mundësuar mbijetesën e njerëzve të quajtur si shqiptar. Ky lloj i nacionalizmit, nuk e tejkalon vetëdijesimin kombëtar, andaj mund të jetë funksional edhe për ruajtjen e shteteve kombëtare dhe të merret si model për të harmonizuar kërkesat e çdo nacionalizmi ndërkombëtar.
Humanisti
Çështja shqiptare mbi të gjitha është kauzë humane. Edhe nëse i zhveshim shqiptarët nga të gjitha identitetet e tyre, mjafton që t’i shikojmë si një tufë njerëzish të strukur në këto vende për mbijetesë kundrejtë invazioneve të vazhdueshme, do të ngjallte ndjenjat humane të çdo njeriu në botë, për të ndihmuar këto njerëz të quajtur si shqiptar. Çdo profesion apo profilizim, ka në vetëvete dozen përkatëse të humanizmit.
Politikani
Detyra kyçe e çdo politikani është që të transmetoj më sukses vullnetin e popullit të tij dhe ta implementoj atë nëpërmjet mekanizmave demokratik. Kur politika nuk e bën punën e vet, nis lufta. Kështu që për çdo politikan, çështja shqiptare është një kauzë e madhe që ja vlenë që të merresh me të, për shkak se shqiptarët kanë përjetuar shumë luftëra si pasoj e politikanëve që nuk e kanë bërë me sukses punën e vet.