Plisi – simbol i të zgjedhurve të Zotit! (Pjesa e III-të)

Plisi – simbol i të zgjedhurve të Zotit! (Pjesa e III-të)

263
0
SHPËRNDAJE

Vijon nga pjesa e dytë

Shkruan: Prof. Fatbardha DEMI

Sipas Rabbi Aqiva (shk.1), një prej themeluesve të hebraizmit tradicional (shk. 1-6 pas Kr) , HaShem (një nga emrat e Zotit në Bibël) iu dha fëmijve të Izraelit jo vetëm dhuratën e shenjtë Torah (ligjet) por në të, shtoi edhe një dëshmi të veçantë të dashurisë ndaj tyre me anën e shenjës së yod-it, me të cilin ishte krijuar Bota (23) Pra germa „yod“ dëshmon vetë Krijuesin. Çdo germe, në alfabetin hebraik, i përgjigjet një pjesë e trupit të njeriut apo kafshës dhe gërma « yod » përfaqëson dorën (dorën e Zotit , siç paraqitet në muret e Pirmidave dhe në artin mesjetar të kristianizmit) dhe shqiptohet « Yod » ose « Youd» (24) Gërma „yod“ u bë emërtimi i Zotit : „Got“ dhe „Gott“ në gjuhët gjermanike të Europës Veriore.(25)

Gjuhëtarët pohojnë së alfabeti hebraik e ka origjinën nga alfabeti aramaik (araméen) dhe e kanë përdorur hebrejtë dhe diaspora judeo-arabe, judeo-gjermane dhe gjuhë të tjëra semitike. (26) Vëtë alfabeti aramaik, e ka bazën nga alfabeti i fenikasve që është përhapur në Lindjen e Aferme në mijëvjeçarin e dytë pK. Ky alphabet u adoptua për të shkruar shumë gjuhë të tjera si hebraishten, nabetiane, siriane, palmiriane,mongole etj. mendohet edhe të turqishten e vjetër, i përdorur deri në shk 8 pK. (27) Fenikasit, apo “ Popujt e detit”- siç dëshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – përbëheshin nga fise të ndryshme, në shumicën e tyre, të të njejtit trung etnik që quhet ‘pellazg, proto-ilir,frigjian apo thrako-ilir’ ”. Në Testamentin e Vjetër ata emërtohen si pasardhës të drejtpërdrejtë të Noe, krijuesit të racës së re njerëzore .(28)
Në pasqyrën I (poshtë) tregohet së si ka ndryshuar shenja e Krijuesit, nga alfabeti i hershëm aramaik deri tek shenja « yod » e alfabetit hebraik :

494fatbardha-dmi-bibla-6a- Alfabeti i hershëm Aramaik (shk 10 – 9 pK) ku gërma “Z” është e njejtë me alfabetin fenikas dhe greqishtes arkaike (pellazge) siç shihet në pasqyrën II poshtë.

b- Alfabëti Impërial Aramaik ( shk 5 pK)
c- Alfabeti hebraik. Kjo shenjë shënohet edhe si “I” e vogël (29)
Në gjuhën shqipe emri i Krijuesit fillon me gërmën Z (Zoti) sikurse edhe emri i Kryeperndisë së Olimpit “Zeus”, rrënja e të cilit shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe « zë, zëri » dmth ai që lëshon zërin si bubullimë. Në pasqyrën II, shihet se gërma “Z” e alfabetit aramaik është e njejtë më atë të fenikasve dhe e alfabetit pellazg, të cilin gjuhëtarët e shekullit 19 e emërtuan gabimisht greqishtja e lashtë.
II –822fatbardha-dmi-bibla-7
Gërma “Z”, më vonë grafikisht u shndrua në “ I ” që tek hebrejtë lexohet « Yod » dhe paraqitet si apostrof ose “i” e vogël. Në pasqyrën III (nga e djathta në të majtë), tregohet se gërma « Yod » apo “Iota” tek grekët dhe “I” e etruskëve dhe romakëve, e kanë origjinën nga hieroglifi egjiptian që pasqyron dorën. (31)

III –

Hiéroglyphë égyptiën avant bras
Hiéroglyphë égyptiën avant bras

Perëndia Thot ,krijuesi i alfabetit të lashtë egjiptian, si gërma fonetike morri tingullin e parë te emrit të figurës që vizatohej, dhe emri i dorës fillon me gërmën D vetëm në gjuhën shqipe. Dora (mano) sipas gnosticizmit do të thotë Zoti i Dritës. (32) Hiroglifi-figurë i dorës, me kalimin e kohës (grafika nr.III, lart) ka pësuar ndryshime, por i pandryshuar mbeti fakti se në mite, këto gërma kanë emërtuar gjithëmonë Zotin. Pra jo vetëm fjala “nëfillim” është shqip, por edhe gërma “yod” e alfabetit hebre (simbol i Zotit) e ka origjinën nga gjuha shqipe/arbërishte e Thotit pellazg.

Por hebrenjtë nuk morrën vetëm shkronjat nga egjiptianët. Studiuesi Dr. Arif Mati pohon se “Hebrenjtë i kanë huazuar nga egjiptianët bazat e tyre fetare, ligjet, rregullat e higjenës dhe supersticionet e tyre” (33) Studiues të shumtë ,vëren edhe M.Eliade, pohojnë se besimi hebraik nuk kishtë “krijuar” asnjë mit (…) Gjenia e besimit të Izraelit qëndronte në faktin se “Lidhjen e Zotit me popullin e zgjedhur, e kishte transformuar në një histori të shenjtë” .(34)
Në vijim të tezës sonë, edhe Plisi është një nga dëshmitë e origjinës pellazge të Biblës hebraike.
Në pikturat e piramidës (qytetit Deir el-Medîneh ,Tebë) e cila mendohet së i përket periudhës së Ramsesit II , (fig.1 poshtë) vihen re figura femrore me qeleshe, që besoj se pasqyron një priftëreshë. Pamje të tilla janë shumë të ralla në artin egjiptian. Me Plis (pak më të zgjatur) është paraqitur Perëndia Horos, Osiris dhe disa Faraonë . Këtë formë të Plisit e gjejmë edhe tek priftërinjtë etruskë.
Të bije në sy, se si Faraoni egjiptian (fig.2), Ismaili biblik, Danieli (fig.3) dhe Noe, në pikturën e Xh.Tissot, kanë të lidhur mbi qeleshe një rrobë apo shami, siç e përdorin edhe shqiptarët e Veriut të shk20 (fig.4,5 ) dhe të Jugut historik (Arvanitasit). Ne vërejmë të habitur së si trashëgohet për mijëra vjet një traditë edhe në veshje, e cila patjetër do të ketë një kuptim besimtar meqënëse lidhet tek Plisi. “Rëndësia e një ideje besimtare-pohon M.Eliade- faktohet nga aftësia e saj ‘për të mbijetuar’në periudhat e mëvonshme” (36)526fatbardha-dmi-bibla-9

Në gjuhën shqipe (dial.çam) fjala Krijues, Kryq (Kri-q), Krisht (Kri-sht) kanë origjinë mitike prej emrit Kokë (Kri-et). Në lashtësi, shumë fjalë janë formuar nga e njejta rrënjë, kur kanë patur lidhje në mitin e besimit.
Megjithatë na ngacmon mendimi se si e zbuloi, piktori i shquar francez, Plisin? Duke gërmuar në materialet arkeologjike në vendet ku shëtiti piktori gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ne kemi mundësi t’i japim pëgjigje pyetjes sonë, duke u nisur nga faktet llogjike. Me qeleshe, simbolet pellazge, figurën apo krahët e shqiponjës, nuk janë “veshur” vetëm Faraonët më të shquar të Egjiptit të lashtë , por edhe Mbretër/Profetë të hyjnizuar si Perëndi, të Azisë së Afërme dhe Qëndrore (fig.poshtë). Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, që e çoi tek idea, se në lashtësi, Plisi ishte një simbol shumë i rëndësishëm besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin.

vijon në pjesën e katërt