FLAMUJT E 12 BAJRAKËVE TË ISH PRINCIPATËS SË MIRDITËS

FLAMUJT E 12 BAJRAKËVE TË ISH PRINCIPATËS SË MIRDITËS

2245
0
SHPËRNDAJE

Në këtë imazh shfaqet harta e ish Principatës së Mirditës e cila fitoj autonominë e saj që në vitin 1491 nga Gjoni – I (Gjomarkaj) dhe e ruajti paprekshmërinë e territorit të Principatës së Mirditës nga perandoria osmane për 500 vjet me rrallë.
Si në Politikën Ndërkombëtare dhe në shtypin Europian, Mirdita është cilësuar si Principata e vetme në Europë që nuk u sundua nga perandoria osmane, malazezët, serbët, bullgarët etj. por mbeti e paprekur duke ruajtur vlerat historike, kulturore dhe fetare ndër shekuj.

12 Flamujt që paraqiten në këtë hartë, janë 12 Flamujt e 12 Bajrakëve të ish Principatës së Mirditës që përfaqësonin Bajrakun në Kuvende dhe printe në fronte lufte.

Në imazhin e flamujve janë disa simbole ku kryesisht janë të vendosura si: Shqiponja e Shtetit të Arbnit, Dhia e Egër, Kryqja, Kisha, Kalaja, Kurora Princërore, Përkrenarja Ilire, Dega e Ullirit, Celësi, Ylli me 6 cepa etj.

Autonomia e Principatës së Mirditës do të vazhdonte deri në vitin 1921, dhe me 17 korrik 1921 Mirdita do u shpallte për disa muaj Republika e Mirditës, po në kohën e Mbretit Zog-I, në Mirditë gjithëçka vendoste Kapidani.

Në kohën e pushtimit Fashist dhe Nazist, Mirdita do të mbetej e pa sunduar dhe në territorin e saj nuk do u lejohej asnjë ushtarë i huaj.

Mirdita doli kundër regjimit komunist, ku Dera Princërore e Mirditës (Gjomarkaj) themeluan Grupin Independent më në krye Kapidanin Gjon Marka Gjonin (Gjomarkaj) dhe pak më vonë themelohet Lidhja Kombëtare e Maleve (Komiteti i Maleve) nën udhëheqjen e djalit të madh të Kapidan Gjon Marka Gjonit, Dr. Mark Gjomarkaj për të luftuar komunizmin, e fundit do të ishte Mirdita që do të binte nën diktaturën komuniste.

Për rreth 50 vjet me rrallë, populli i Mirditës do të kalonte masakrat më të tmerrshme që ka kaluar ndonjëherë në historinë e saj.
Për herë të parë publikojmë Flamujt e 12 Bajrakëve të ish Principatës së Mirditës që mbeti e lirë dhe kryelartë ndër shekuj.