EXCELSIOR (1925) / ASAMBLEJA KUSHTETUESE ZGJODHI NJËZËRI AHMET ZOGUN PRESIDENT TË REPUBLIKËS...

EXCELSIOR (1925) / ASAMBLEJA KUSHTETUESE ZGJODHI NJËZËRI AHMET ZOGUN PRESIDENT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE VENDOSI QË TIRANA DO TË JETË KRYEQYTETI I KËTIJ VENDI

47
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Excelsior” ka botuar, të hënën e 2 shkurtit 1925, në ballinë, një shkrim në lidhje me zgjedhjen president të Ahmet Zogut nga Asambleja Kushtetuese dhe vendimin e saj që Tirana të bëhej kryeqytet i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ahmet Zogu do të drejtojë për shtatë vjet Republikën e Shqipërisë

Romë, 1 shkurt. — Na shkruajnë nga Tirana nëpërmjet agjencisë Stefani :

“Asambleja Kushtetuese zgjodhi Ahmet Zogun, unanimisht, President të Republikës së Shqipërisë për një periudhë prej shtatë vjetësh, dhe vendosi që Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë.
image-19

Statutet e Republikës janë pjesërisht të frymëzuara nga Kushtetuta e Konfederatës së Amerikës së Veriut.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)