Xhorxh Fred Uilliams: E lashë Shqipërinë të larë më gjak nga shovinistët...

Xhorxh Fred Uilliams: E lashë Shqipërinë të larë më gjak nga shovinistët Grekë

1916
0
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Greqi: Pashë fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës.

“…Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. E dua Shqipërinë, i dua burrat e Shqipërisë, siç dua Amerikën, siç dua burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë.

Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj.

Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan.

Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.”

Ka qenë kjo pjesë nga fjalimi i ambasadorit amerikan në Greqi, Xhorxh Fred Uilliams, në tubimin e organizuar për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar në Boston, më 7 Nëntor 1915.