Një punim i panjohur nga Eqrem Bej Vlora për sundimin Osman në...

Një punim i panjohur nga Eqrem Bej Vlora për sundimin Osman në Shqipëri

417
0
SHPËRNDAJE

Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij një punim monografik të Eqrem Vlorës mbi historinë e sundimit Osman në Shqipëri. Ai titullohet: “Kontribute për një histori të sundimit turk në Shqipër” dhe Elsie e sjell në format PDF.

Punimi  zgjerohet në 1200 faqe gjermanisht të shtypura në makinë, realizuar në vitet 1955-1956.

Elsie paralajmëron se vepra e pabotuar ka dobësi të dukshme, shënime me dorë, rendtije jo të mirë, pra ajo nuk ka qenë gati për botim në kohën kur Vlora e bëri gati.

Megjithatë, Elsie tërheq vëmendjen te fatki se nuk ka punime të tilla në historiografinë shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja, sot në Shqipëri dhe në Turqi “nuk ka historian me interesa studimore që të dijë të lexojë si shqipen ashtu edhe turqishten osmane”.

Një referencë e dobishme për punimin e gjatë të Vlorës, e jep profesori Armin Htzer nga universiteti I Bremen, të cilin Elsie e citon të plotë.

Vlerësimi ka rëndësi pse Hetzer e ka lexuar veprën, por edhe sepse ai udhëzon të tjerët që ta konsiderojnë atë një libër që duhet të shërbejë si metër për punime të këtij lloji në Shqipëri.

http://www.albanianhistory.net/1956_Ekrem-bey-Vlora/index_en.htm