SKENDERBEU -LUFTËTARI I PARË KUNDËR XHIHADIT TURK

SKENDERBEU -LUFTËTARI I PARË KUNDËR XHIHADIT TURK

207
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Kur Skënderbeu vdiq në Lezhë (1468 ) , raportohet që Sultani kishte klithur: “ Më në fund Azia dhe Europa janë të miat. Mjerë Europa! e humbi shpatën dhe mburojën e saj “ .

Pra ishte rezistenca e madhe shqiptare që e fitoi simpatinë e tërë Europës .

Qendrimi kundër xhihadit turk me ndihmën ushtarake të Napolit dhe Vatikanit vashdoi në pjesët malore të Shqiperisë , por përkundër luftes shqiptare ishte e pa mundur të vazhdohej perballja me sulmet Osmane.

Kruja ra në vitin 1478; Shkodra ,pas 15 muaj rrethimi ra nën thundrën xhihadit Otoman. Me 1501 ikën durrësakët , me ndihmen e Venedikut .

Koha ecën në favor të robërimit dhe migrimit. Ajka e kombit nga rradhët e fisnikërisë dhe intelektualët e kohës u arratisen në Italin e Jugut ,në Mbretërinë e Napolit.gjergji

Ata që mbeten u detyruan, me kalimin e kohës me dhunë të islamizohen .Në kovertimin e shumicës shqiptare kanë dorë edhe tradhtarët e kombit që më herët ishin islamizuar .( Sa më herët? nga vdekja e Skenderbeut)

Nga të shpërngulurit në Itali , disa kaluan përsëri në katolicizëm . Por më vonë shqiptarët e Italisë ndikuan shumë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare për katër shekujt në vijim .