Tradita e punimit të qilimave në tezgjah

Tradita e punimit të qilimave në tezgjah

131
0
SHPËRNDAJE

Në Pazarin e Krujës vazhdon të ruhet tradita e të punuarit të qilimave, qelesheve, veshjeve popullore etj., në mënyrë artizanale, duke ruajtur traditën dhe trashëguar këtë proces tek brezat e rinj.

img_5028-1024x768Dallëndyshe Tabaku bën prej 30 vitesh të njëjtën punë – të krijimit të qilimave tradicionalë në tezgjah, pasion ky i cili i kishte lindur që në rininë e hershme.

cover-kruja-kickstarter-com_-1024x576“Për të punuar një qilim duhet tezgjahu, i cili është dy llojesh: vertikal dhe horizontal. Më parë gjyshet tona kanë punuar me tezgjah horizontal. Ngjeshja e leshit për një qilim tani bëhet me sfurk, kurse më përpara është bërë me shpatë. Simbolet që gjenden në qilimat tradicional janë ato të shqiponjës, lulet e pranverës, anije ilire, pra simbole që tregojnë identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, tha Tabaku.

17112726_303Tabaku shpjegon se, “procesi i punës për një qilim fillon me endjen me fill pambuku, më pas fillohet thurja me fill leshi që është i cilësisë së parë. Gjithashtu, për bërjen e një qilimi duhet dhe vizatimi teknik, i cili ka të bëjë me simbolet kombëtare dhe kulturore të vendit tonë. Për prodhimin e një qilimi prej 1 metër katror duhen gati shtatë ditë dhe një punë intensive prej tetë orësh”.img_5156-1024x577

“Duke iu përshtatur edhe kërkesave të turistëve dhe modës tashmë bëjmë dhe qilima modernë me ngjyra të tjera dhe me simbole matematikore, pra figura ekzakte”, thotë ajo/ Telgrafi/ KultPlus.com