Ngjela: Rreziku Shqiperis nuk i vjen nga prokuroret, policet dhe gjyqtaret por...

Ngjela: Rreziku Shqiperis nuk i vjen nga prokuroret, policet dhe gjyqtaret por nga!

222
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Spartak NGJELA

Vite me pare kam kontaktuar me Sali Berishen ne lidhje me perkujtimin e Aubrey Herbert si nje nga ndihmuesit me te medhenj te perkushtuar pavaresis se Shqiperis. E vetmja pergjigje qe mora nepermjet nje ish Ambasadori Anglez ne Tiran ku Berisha pranoj “me shume duhet te kishim bere per te”. Por vajza e Berishes la emrin e saj ne perkthimin e librit nga Robert Elsie per Aubrey Herbert me titull “Miku me i madhe I Shqiptareve”.

Komunikimi i dyte me Berishen ka qene ne 2013 ku i thashe se slloganet e tij me kujtonin slloganet e Enver Hoxhes. Sapo opinionet e mia u publikuan, mua mu hoq cdo e drejte tjeter. Pra me bllokoj.

Dje ne Instagramin e Sali Berishes i cili pershkruan viziten e Rudi Guilianit ne Shqiperi komentova ne anglisht duke e pyetur se cfare te mire Guiliani me ushtarak te tjere Amerikan i sjellin vendit? Cfare te mire i sjellin pensionisteve te cilet diskriminohen me pensionet e tyre te cilat nuk mund te jetojne me ato pensione?

Pensionistet qe punuan ne kooperativat e socialismit nuk benin as nje dite pushim. Punonin dhe jetonin ne kushte skllaverie ligjerisht dhe praktikisht dhe kane pesionin me te vogel.

Ose papunesia me e madhe ne Shqiperi eshte tek te rinjte e diplomuar. Ose njerezit ne aftesi te kufizuara kane vetem nje sherbim as elementar?

Politika shqiptare eshte shume servile ne interes te kujt? Politika shqiptare lejon te strehoj, mbroj, organizata politike Iraniane nen rekomandimin e Amerikaneve. Eshte tashme e vertetuar se kjo organizate MEK ka nje rekord veprime terroristesh. Eshte terroriste sepse operon ne menyre ilegale dhe e strehuar ilegalisht ne Shqiperin e varfer ku te drejtat e qytetareve shkelen cdo dite.

Pandeli Majko flet ne konferencen e MEK per shperndarje te demokracis ne Iran. Kjo eshte hipokrizia me e madhe qe nje Shqiptar i ndershem degjon sot.

Takimi me ushtarak dhe politike Amerikan paraqitet si nje arritje e madhe. Per cfare? Perse marreveshje ne interes te djallit?

MEK ne Shqiperi tashme eshte evidentuar qe marin trajnime ushtarake si te presin fytin me thike, nxjerrin syte e te tjera veprime makabre. Po ashtu anetar te kesaj organizate te cilet kane mundur te largohen tregojne se kjo organizat eshte autokrate dhe dhuna ndaj anetareve eshte nga te gjitha formave. Qeveria dhe klasa politike shqiptare eshte ne dijeni te plote te veprimeve te kesaj organizate te cilat jane hapur ilegale.

Nese dikush vritet, vdes nga torturat, vdes se rrembehet gabimisht nuk dihet se ku varroset, sepse organizata te tilla nuk funksionojn mbi parime demokratike. Cdo organizate e paligjshme cfaredo qellimi te kete, nuk ka demokraci, dhe kjo do te thote dhuna eshte sektor i “domosdoshem”. Kujto librin e Orwell 1984.

Politika shqiptare bashkepunon me segmente te ndryshme te cilat nje fuqi politike apo tjeter i sugjeron.

Te perkrahesh nje qeveri demokratike me cdo forme eshte detyre e cdo shteti sipas rregullave te nenshkruara Nderkombetare, por te strehosh nje organizate e cila nuk ka interesa te mira te vendit qe e strehon eshte te sjellesh terrorizm te organizuar dhe trajnuar nga ushtarak Amerikan.

Eshte evidentuar tashme se kjo organizate Iraniane paguan cdo gje me para ne dore ne Shqiperi. Kjo eshte e pafalshme dhe e rrezikshme. Mik eshte ai qe te ngre our ke nje kembe ne grop thote populli.

Ne kete rast Rudi Guiliani #Sali Berisha te ka dhene doren per te shtyre me thelle ne grope.

Pozitive eshte se Sali Berisha deri ne keto momente nuk me ka bllokuar ose fshire komentin tim. Si duket eshte bere me tolerant.