Patrikana e Pejës, një shembull që ilustron, se si ç’prej shek. XIII-XIV,...

Patrikana e Pejës, një shembull që ilustron, se si ç’prej shek. XIII-XIV, kishat hershme romano-katolike e bizantine janë shëndërruar sistematikisht në ato ortodokse rasiane-serbe!

280
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Prof. Dr. Jahja Drançolli

Në vitet 2006-2008 nëpërmjet një “projekti” të realizuar nga Enti i Republikës së Serbisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës është bërë ndërhyrje gjoja me karakter konservues dhe restaurues.

Megjithatë, objektivi kryesor i restaurimit dhe konservimit ka qenë ndërhyrja në fasadën e kompleksit të Patrikanës së Pejës, por nuk kanë mbetur të kursyera edhe afresket, dritaret, si dhe portat.

Sipas njoftimeve që zotërojmë, duhet vënë re se në shekujt XVI-XVII, kur është bërë ndërhyrja e parë në kishën e Shën Dhimitrit dhe në kishëzën e Shën Nikollës, kisha këto të kompleksit të Patrikanës së Pejës, fasadat e tyre kanë mbetur të paprekura, respektivisht nuk janë suvatuar, dmth. është ruajtur origjinaliteti nga shekujt e mëhershëm kur janë ndërtuar këto kisha.

Gjithashtu, nuk janë suvatuar as pjesët hyrëse (paripratos), të kishave të kompleksit të Patrikanës, të quajtur hyrja e Danilit. Këtej, sipas të gjitha gjasave, synimi i udhëheqësit të “projektit” konservues dhe restaurues, gjithsesi i mbështetur nga politika e ditës, ka qenë t’i tregonte botës, se kjo trashëgimi e kultit të krishterë është ndërtuar në kohë të njëjtë dhe me stil të njëjtë, dmth. gjatë shek. XIII-XIV, dhe si tillë i ngjason Manastirit të Zhiçës, prej nga është bartur në Pejë në fund të shek. XIII, selia e kishës ortodokse rasiane.25508044_1804350379864459_2123573407955490688_n

Në anë tjetër, është e njohur se me rastin e konservimit dhe restaurimit, në vitet 1931/32, 1938, dhe në vitet ’60 dhe ’70 të shek. XX, këtu janë zbuluar edhe pjesë të monumenteve të kultit paleokristian të shekujve IV-VI, çështje kjo që është vërtetuar shkencërisht më se një herë.

Me suvatim sistematik të realizuar në vitet 2006-2008 është bërë shkatërrimi i tërësishëm e shtresave më të vjetra dhe të atyre ca më të vonshme, shtresa këto që tani është vështirë të studiohen, meqë pothuajse janë degraduar tërësisht.25396198_1804350496531114_126918939887026757_n

Madje, këto shtresa të moçme, pas konservimit dhe restaurimit të viteve 2006-2008 kanë humbur edhe shansin e prezantimit, një çështje pothuajse primare për trashëgiminë kulturore.

Fig. 1. Pjesë e dritarës romanike me afreskun në kompleksin e Patrarkanës së Pejës (para bllokimit)!

Fig. 2. Bllokimi i dritarës romanike së bashku me afreskun (2006-2008)!

Burimi: Jahja Drançolli, “Mesjeta dhe Bizanti (V-XV)”, në: “Monografia Peja”, (Komuna e Pejës: 2017), pp. 67-84.