Labirinti Rrethor i Smirës në qendër të fshatit

Labirinti Rrethor i Smirës në qendër të fshatit

117
0
SHPËRNDAJE

Simboli antik  i Smirës-Labirinti Rrethor, po instalohet në qendër të fshatit. Ndërtimi i pjesëve prej  betoni dhe me lule  e gjelbërim,  po bëhet në kuadër të Projektit “Rregullimi i hapësirave të gjelbërta të Komunës së Vitisë”, me idenë dhe financimin e Komunës së Vitisë.

Poashtu po rregullohet edhe hapësira tek përmendorja me drunjë të gjelbërt dekorativ dhe me ulëse dprej druri.

Ndryshe, labirinti Rrethor i Smirës është përfytyrim Dardan i ciklit të jetës dhe i rendit kozmik. Labirinti unik është i qarkut të mbyllur dhe shihet si Gjeometri e Shenjtë.

Paraqitja e konceptit të treshit paraqet formulën e krijimit të tri botëve të paramenduara dardane: botës tokësore, botës së nëndheshme dhe botës qiellore.

Labirinti është skalitur në monumentin epigrafik të përkushtuar Hyjneshës Dardane, të zbuluar në Smirë.20190621_103944

Monumenti prej mermerit vendor është përpunuar në të katër faqet dhe përmban edhe një labirint katror dhe dy tekste identike, me përkushtim Kryehyjneshës së panteonit dardan. Sipas palës së konsujve në tekst, kjo është punuar në vitin 211.