Pse Akademikët heshtin ? Sepse janë të zënë me punë tjera

Pse Akademikët heshtin ? Sepse janë të zënë me punë tjera

199
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Kërkesat e shqiptarëve për njohjen e historisë, te kaluares së lashtë, të kaluares sonë të mohuar është shumë e madhe. Të gjithë janë të bindur që akademitë janë më të thirrurat për këto çështje.
Sot po ballafqohemi gati me humvjen e kombit dhe historisë së saj dhe nga Akadamikët nuk del gati asgjë, bile ka edhe kritika që historinë dhe gjuhësinë po e shkruajnë “ maniakët”
Une personalisht kam reaguar ndaj ,
1. Myzafer Korkutit në shkrimin e tij : Muzafer Korkuti: “ Gabime trashanike në botimet historike, mjaft diletantizmit”
2. Profesor Emil Lafe” “PELLAZGOMANJAKET KERKOJNE REVOLUCION GJUHËSOR”
3. Artan Putos miti për Skenderbeunscreenshot_1180

MYZAFER KORKUTI shkruante : Muzafer Korkuti: Gabime trashanike në botimet historike, mjaft diletantizmit “Në këto 10-15 vitet e fundit, në vendin tonë janë botu ar mbi 20 libra, me rreth 6000 faqe nga autorë shqiptarë, të cilët kanë si objekt çështjen e origjinës së tejlashtë të banorëve të trojeve tona, e njohur tradicionalisht si çështja pellazgjike. (https://balkanweb.com/muzafer-korkuti-gabime-trashanike-ne-botimet-historike-mjaft-diletantizmit/ )
(Të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin), të mos jemi kategorik në gjykimet tona dhe çka është e papranueshme dhe e dëmshme, të mos biem në pozita nacionaliste duke pohuar se: “Nuk ka dhe nuk ka ekzistuar kurrë komb grek. Gjuha e vjeter greke është një gjuhë e stisur për t’u përdorur nga disa të diturit e kohës” (E. Kocaqi, Roli Pellazgo- Ilir, f.201)
Reagimi im : Fahri Xharra: ZOTI MUZAFER KORKUTI, PO ME PELLAZGET Ç` KENI? https://www.ikvi.at/?p=25192

EMIL LAFE shkruante : “PELLAZGOMANJAKET KERKOJNE REVOLUCION GJUHËSOR” Dhe të kthehemi te çështjet e pellazgjishtes. Këtu nuk do të flas si kompetent, sepse nuk jam, por do të jap disa të dhëna, mendoj të dobishme për lexuesin. Më 1854 u botua vepra “Studime shqiptare” e J. G. von Hahnit, themeluesit të albanologjisë në kuptimin e vërtetë shkencor të fjalës (E. Çabej). Hahn-i i shihte shqiptarët jo vetëm si pasardhës të Ilirëve, po edhe të epirotëve e të maqedonëve dhe të gjithë këta popuj i mbante si të ardhur nga Pellazgët.
Pra, studjuesit e rinj, që nuk janë të infektuar nga studimet marksiste-leniniste të Universitetit të Tiranës dhe që e duan dhe munden të shkruajnë me fakte të vërtetën shqiptare, profesori i quan :
” Pelazgomaniakë “, dhe irritohet edhe me fjalët e Faik Konicës, të cilat i quan mani ( pellazgjike ), që për “ fatin e keq “ të Historisë së kombit vijon edhe sot.
Reagimi im ishte : Xharra, Pellazgofobia e Akademisë së Shqiperisë ! http://www.njekomb.com/?p=179021

ARTAN PUTO shkruante për Skenderbeun: Trajtimi që i bëhen ende figurës së Skënderbeut në Shqipëri ndihmon për ta mitologjizuar atë, dhe në fund publiku nuk mëson historinë e një personazhi historik, por atë të një monumenti kulturor”. A thua me këtë po i bëjmë kritika historiografisë sonë skajshmërisht të “ideologjizuar” apo po duam të hedhim “dritë” me “kontribute” shkencore që na sjellin më afër kohën e Skënderbeut: “E tërë lufta e Skënderbeut një gjakmarrje personale”

Reagimi im “ Artan Puto , një yll i ri kundër historisë shqiptare https://proinformacion.com/2018/08/artan-puto-nje-yll-i-ri-kunder-historise-shqiptare/

Desha të dij se me çka mirren keto të nderuar, dhe që nuk iu intereson e kaluara.
E gjeta që në Tiranë po u botohka ‘ Revista “ Perla “ që nga viti 1996 financuar mga Irani, me kete redaksi
REDAKSIA E REVISTËS
Seyed Ahmad Hosseini Alast Drejtor
Emil Lafe Kryeredaktor
Skënder Sala Anëtar
Skënder Muçaj Anëtar
Hamit XhaferiAnëtar
Feti Mediu Anëtar
Artan Puto Anëtar
Adelina Çerpja Anëtar
Abdulla RexhepI Anëtar
Kapitujt kryesot të revistes : “perla
1.Lidhjet kulturore shqiptare-iraniane
Në këtë rubrikë botohen artikuj dhe shkrime me karakter studimor e informues të autorëve shqiptarë ose të huaj, që kanë hedhur dritë mbi lidhjet e mbi shkëmbimet kulturore në lëmin e gjuhës, historisë, kulturës popullore materiale e shpirtërore (etnografi, arkitekturë, folklor, mitologji e besime popullore etj.) midis dy popujve, duke trajtuar aspekte të përgjithshme a të veçanta të tyre.
2. Iranologji
Kjo rubrikë nëpërmjet shkrimeve me karakter shkencor e informues, kryesisht të studiuesve iranianë, po edhe shqiptarë e nga vende të tjera, synon të njohë lexuesin shqiptar me aspekte të veçanta të shkencës së gjerë të iranologjisë, me zhvillimin e kësaj shkence në Iran e në botë dhe me arritje të rëndësishme të saj. Në këtë rubrikë një vend të gjerë kanë pasur artikujt studimorë për letërsinë në gjuhën perse, jo vetëm për periudhat e zhvillimit më të shkëlqyer të saj, por edhe në kohët më të reja.
3 Orientalistikë
Shkrimet studimore të përzgjedhura për këtë rubrikë trajtojnë çështje të orientalistikës, që kanë lidhje edhe me albanologjinë e iranologjinë.
Vetem nje pyetje; Ku mbeti pellazgollogjia ?