Akademiku serb Mateja Beçkoviq po luan mendësh !

Akademiku serb Mateja Beçkoviq po luan mendësh !

177
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Mali i Zi u tregua shumë serioz dhe po e vazhdon seriozitetin e tij ndaj Serbisë. Kur u nda prej saj dhe iu bashkua bllokut të perëndimit, nuk ka më zbrapje as hamendje e as këthim mbrapa. Malësorët e sllavizuar nga Kisha serbe ( e cila Autoqefalinë e saj e ka ble në vitin 1923 për 1,5 milion franka të Zvicres nga Patrikana e Stambollit), Rusija Cariste dhe Perandoria Otomane , janë ende me atë vendosmërinë e të parëve të tyre, dkleatëve. Pra : Një herë jo Serbisë, gjithmonë jo ! Ky është shtet !

Nejse , serbët i ka kapur dhimbja e barkut dhe e kresë dhe po angazhohen i madh ei vogël t`iu ndryshojnë mendjen: Malazezët nuk lëshojnë pe ! Për deri sa neve na frikësojnë ushtarakisht me malazezët e kanë ndryshe.
Neve po mundohen që edhe Artanen ( Novo Bërdon ) të na e marrin, malazezët shumë të vendosur po e kërkojnë autoqefalinë e kishës së tyre ortodokse duke iu ndaluar hyrjen në Mal të Zi krerëve të Kishes Serbe.

Mali i Zi iu ka ndaluar hyrjen përveq Akademikut Matrja Beçkoviq edhe historianëve Alksander Rakoviq dhe Çedomir Antiq-it, si dhe Profesorit të fakultetit të drejtësisë Dejan Mitroviq-it.
Kryetari i Malit të Zi Milo Gjukanoviq-i ( sipas Akademikut serb ) duke folur për rrezikun e :Serbisë së Madhe dhe duke folur për rrezikun nga Kisha serbe e “ cila e ruan infrastrukturen e Serbisë së Madhe” , ai po e krijon “ Shqipërinë e Madhe” .
Beçkoviqi përgjigjet Gjukanoviqit duke i thënë Serbi të Madhe nuk ka por Shqiperi të Madhe nuk do të ket kurrë.

“Kisha ortodokse malazeze është vetëm prjekt ( ëndërr ) e tyre , pasi që ata nuk kanë asgjë, bile as priftër për ta formuar atë “- e thotë akademiku Beçkoviq

Si është e munder pyet Beçkoviqi gati l luajtur mendësh që “ malazezet të ndihen si jo serb, si ju erdhi në mendje të mohojnë Njegoshin, Mark Milanin, Stefam Mitrovi , Gavrilo Dozhiqin, Amfilije Radoviqin “ kur në historinë e tyre nuk e kanë as një këngë antiserbe ?

Frika që e luan mendësh akademikun :” Akademik Matija Bećković izjavio je da predsednik Crne Gore Milo Đukanović, pričajući o velikoj Srbiji, stvara veliku Albaniju.” (https://www.espreso.rs/vesti/politika/426589/matija-beckovic-odrzao-lekciju-koju-ce-milo-djukanovic-pamtiti-dok-je-ziv-sve-je-pocelo-oko-crkve

Pra, Mateja Beçkoviqit i dëshiroj ruetje të shëndetit mendor sepse Mali i Zi është Europë do ta formojnë Kishen e tyre Autoqefale dhe se përfundimisht janë ndarë nga Serbia

Fahri Xharra, 18.08.19
Gjakovë