Maskarenjve shqiptar të Maqedonisë duhet çjerrë maskën

Maskarenjve shqiptar të Maqedonisë duhet çjerrë maskën

126
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Të fshehur në gëzhojën e qellimëve perfide ;çkombëtarizimin e shqiptarëve të Maqedonisë e të “stolisur “ me flamuj kombëtar , plisa dhe fjalë të mëdha “atdhetarije”, lloji i Atij i sjell shumë dëme vetdijes shqiptare ( ashtu të dobësuar ) , me mënyrat më të ndryshme .
Ai nuk është vetem , ai është i mbajtur fortë nga strukturat më antishqiptare . Shitet si atdhetar , gojen plotë demagogji mashtruese; e në thelb një ujk , buzëqeshjes së të cilit duhet ti frigohemi.

Një mik i imi , publicist shumë me vlerë pati shkruar :”Unë nuk e di se ku i merr faktet një njeri si Ai , cili është konsideruar si model i jugosllavit të realizuar dhe më vonë produkt i vyeshëm i multikulturalizmit (duke vjelë fonde nga të huajt deri vonë) në Maqedoni të falsifikoj historinë. E kjo s’ka të bëjë me islamin si besim, por me një falsifikim të qëllimtë të fakteve. Pse e bën Ai këtë punë? Jo për historinë, por për aktualitetin. Ai e di se në anën tonë dhe në Kumanovë sidomos viteve të fundit është radikalizuar islami për qëllime politike dhe Ai ku ta dijë se për çfarë ëndrre lufton, të bëhet lider? Nuk e di.
Edhe këte : ” Ai thotë se në Maqedoni islami i ka ruajtur shqiptarët nga asimilimi. Unë e pyes ata kauboj: cili nga të burgosurit, nga të vrarit dhe nga dëbuarit nga Maqedonia u sakrifikua sepse ia mbyllën xhamisë? Sa hoxhallarë nga 1935 – dmth që nga ballistët e deri sot – e deri 2013 u burgosën sepse janë besimtarë radikal? Po kojshi i dashur a ke harruar se kafeneja e babait tim Zeqirit kishte “Pazar” më shumë në ramazan, ditën, (me perde) se sa natën? Po i dashur kojshi po a i ke harruar ata pak pleq që shkonin rregullisht në xhamitë e Dobërdollit që ma rrëfenin mua historinë ë e popullit shqiptarë dhe historinë e luftës së dytë botërore (jo në shkollë se atje mësonim sekretarët e SKOJ-it) ashtu siç thonin ata se ka qenë. A ke harruar se ne luanim k… duke ua vjedhur këpucët atyre pak njerëzve që shkonin në xhami ose u dilnim natën nga varret të mbështjellë me çarçafë të kuq për t’i tmerruar? Po a i ke harruar ata imamë që kishin dashnore maqedonase dhe na thonin mos më dëgjoni kur flas në taravi? Unë nuk shpif aspak i dashur kojshi kur them se hoxhallarët kanë punuar me udbën, se jo e dinim të gjithë, por ku jam dënuar unë për Kundërrevolucion me 6 vjet burg jam përballur me dëshmi të tilla?

Desha vetëm të iu njoftoj se qëllimi i shkrimit tim nuk është islamofobia , por është albanofobia , e ju nëse mendoni që të shkruash dhe t`ia çjerrish maskën një shqiptarofobi , është islamofobi atëherë jeni të mashtruar po nga ai njeri që shitet si “meleq” e në vetvete është një “dreq” shumë djallëzor.

Këto ditë kur e tërë shqiptaria u ngritë në këmbë ,kunder atij “historiani “ turk , që nuk la gjë te keqe pa folur kundër Skënderbeut , ky albanofobi na “gëzon “ me një lajm trondites në gazetën e tij: “Feja islame magnet për maqedonasit; konvertime të njëpasnjëshme..”( | Publikuar më 04.07.2016 në ora 17:38 ) (“Nuk kanë të ndalur konvertimet e të krishterëve maqedonas në fenë islame. Ratka Belkoska-Balltiq, qytetare e Strugës, është maqedonasja e radhës e cila është konvertuar nga feja krishtere në atë Islame. Ajo me vetëdëshirë dëshmoi shehadetin para dëshmitarëve dhe e pranoi fenë Islame.” shkruan albanofobi)
Poashtu edhe Myftiu i Strugës, Salim efendi Sylejmani, e kurorëzoi atë me bashkëshortin e saj Demir Balltiq. “Që nga dita e sodit, unë jam pjesëtare e fesë Islame, domethënë myslimane, e martuar me vetëdëshirë me Demir Balltiqin nga Moroishta e Strugës. Ndjehem shumë krenare për faktin që Zoti Fuqiplotë më udhëzoi që ta pranoj Islamin për fe timen”, ka deklaruar, në mes tjerash, zonja Balltiq.
( Zonja Balltiq , grua e një boshnjaku )

“Shpesh ne tekstet tua ti perkrah islamin ekstrem dhe glorifikoni pushtuesit otoman. Një fe e cila na u imponua me dhunë e gjenocid, ju e spjegoni si pranim te natyrshëm, madje kaloni edhe në absurd duke thënë se na ka sjellë të mira….. Edhe unë e ndaj mëndimin që “ Ai-albanofobi është njeriu i fundit i cili mund të flet në emër te Shqiptarëve apo si Shqiptar. Vonë të ka rënë në mend se nga te deklaruarit si Shqiptar ka perfitime. Perfitime per te falsifikuar historinë dhe trungun tonë. Nga një poull i vjetër, ndër më të vjetrit në Evropë, mundoheni te paraqitni nje komb multi-kulti, mbeturina te pushtuesve të ndryshëm të cilët kaluan nëpër Ballkan në kohë të ndryshme gjatë histories.
Të mjerët shqiptarët e Maqedonisë që biejnë në gracken e Albanofobit!

Fahri Xharra Gjakovë