Intervistë Ekskluzive me z. Bardhi – Guri i Xhuxhës një mister në...

Intervistë Ekskluzive me z. Bardhi – Guri i Xhuxhës një mister në lashtësi që do të ndryshoj Historinë e Shqiperisë

245
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Rinor Ahmeti/njekomb

Njëkomb: Z Bardhi jeni zbulusi i pare i Gurit te Xhuxhes, si u zbulua ai.

Frrok Bardhi: Ne fakt une jam publikuesi ose lajmetari i pare i tij.
Guri i Xhuxhes eshte zbuluar rastesisht ne fshatin tim te lindjes ne Xhuxhe Fane Mirdite, ka qene diku nga mesi i Korrikut,ndersa mua me eshte derguar fotografia e tij me 26 Korrik, publikimin e kame bere 4 dite mbas,dt 30 Korrik 2019, pasi kisha nje intensitet te madhe bisedimesh me Arkeolog dhe personalitete te fushes, pjesa me e madhe e tyre jeton jashte vendi, te cilet me thane se ai, Guri i Xhuxhes ka nje vlere te jashtezakonshme Historike per Lashtesine tone, vendosa ta bej publike pranine si dhe fotografine e tij.

Njëkomb: C’fare ndodhi pas publikimit tuaj?

Frrok Bardhi: Menjehere pasi bera publikimin e tij ne adresen time ne fb, kisha nje kontaktim me Portalin me te madh dhe me te dashur ne Shqiperi me ate Njekomb, i cili ndiqet nga me shume se 6 milion njerez. Njekomb beri menjehere e publikimin, si dhe Drejtori per Kulturen ne rrethin tim te lindjes ne Mirdite. Perfshirja e Njekomb dhe si dhe Drejtorit bene qe te nesermen Guri i Xhuxhes te ishte Lajmi i dites ne Tv dhe disa Gazeta ne Shqiperi. Kisha nje game aq te gjere bisedash dhe telefonatash, por edhe ne rruget e internetit saqe me dite nuk kam pushuar se kontakturi me njerez jo vetem te fushes se Arkeologjise.

Njëkomb: C’fare ndodhi me Gurin e Xhuxhes ne ditet ne vazhdim?

Frrok Bardhi: Nodhite kane qene te shumeta te shpejta dhe te papritura.
Pas lameve si dhe informimit te publikut,kane dale nje grup Arkeologesh specialiste ne vendin ku kishte qendruar mijera vjet Guri me disa vizatime te vecanta. Arkeologet nga Tirana dhe Shkodra ishin Intersuar dhe takaur me fshatar te mije,por edhe te zgjedhurit e administarates se Shtetit ne zonen e Fanit Mirdite.

Njëkomb: Po Juve si promovuesi, publikuesi pare i tij, sa here shkuat tek Guri i Xhuxhes?

Frrok Bardhi: Une banoj ne Tirane tash 26 vite,por shkoj gjithmone ne vendelindje,gati edhe cdo muaj,por tek Guri i Xhuxhes brenda harkut kohor prej 2 javesh kam shkuar gjithesej 5 here,dhe cdo here kam shkuar me njerez te fushes si dhe Gazetar me emer ne medjat e vendit.

Njëkomb: Si u arrit qe Guri traspostohej poshte ne Tirane dhe perse u lejua?

Frrok Bardhi: Sipas shume specialisteve Guri i Xhuxhes ka nje histori shume te lashte,por edhe prek interesa te disa shteteve fqinje persa i perket Historise flasim,dhe duke qene se mbishkrimet,dhe vjetersia e tyre tregon Lashtesine e ekzistences se Kombit tone,atje u mendua se mund te demtohej qofte nga faktoret atmosferike por edhe faktor te tjere,prandaj ndodhi edhe levizja.

Njëkomb: Zakonisht shkembinje te tille me Piktograme,qendrojne ne vendin e origjines. Pse Guri i Xhuxhes ndryshe?

Frrok Bardhi: Po e verteta sipas te dhenave, eshte se zbulime te tilla qendrojne ne vendin e zbulimit,por fatkeqesisht ky Gure ishte i shkeputur nga masivi shkembor dhe peshonte rreth 3 ton,si i tille ,u muar vendim nga organet e shtetit per ta vendosuar ne Mozeumin Kombetar ne Tirane.

Njëkomb: C’fare do ndodhe tek vendi i zbulimit te gurit?

Frrok Bardhi: Nje perfajsi e te gjitha fiseve te Xhuxhes por edhe te gjithe bashkefshataret e tjere kemi formuluar nje sere kerkesash per Zonen tone,nje nder kerkesat kryesore eshte edhe berja e nje pllake sozie me ato permasa,rreth 2m e 30 cm lartesi ,me 1 m gjersi,dhe vendosjen ne vendin e zbulimit te Gurit.

Njëkomb: Ju kemi ndjekur dhe kemi vene re se jeni pritur nga Ministerja e Kulture se Shqiperise per kete qeshtje, c’fare ndodhi?

Frrok Bardhi: Para disa ditesh kishim nje takim me ministren e kultures z Elva Margariti, e cila na ka bere disa premtime ne lidhje me vendin ku eshte zbuluar Guri si dhe krejt zonen e Xhuxhes.

Njëkomb: Sa daton para eres sone Guri si dhe mbishkrimet e tij?

Frrok Bardhi: Po, ka nje game shume te gjere pohimesh. Sipas specialisteve datimet jane shume te Lashta. Presim,presim. Por nje gje eshte e sigurte se Guri i Xhuxhes bashke me mbishkrimet qe ndodhen ne te, do te ndryshojne Historine Kombit tone,nqs ai do te ndiqet me perparsi si dhe do ti jepet vlera Hisorike e vertet. Specialistet edhe pse ngadale,po e vazhdojne punen.screenshot_1244