S’u gjunjëzuan ndaj presioneve për t’u bërë bullgarë, turq apo grekë: Skënderbeu...

S’u gjunjëzuan ndaj presioneve për t’u bërë bullgarë, turq apo grekë: Skënderbeu i shqiptarëve të Mandricës (Video)

31
0
SHPËRNDAJE

Në fshatin shqiptar Mandrica të Bullgarisë ruhen rrënjët shqiptare.

Mandrica është një fshatë në Bullgari që gjendët në pjesën më lindore të maleve Rodope, pranë kufirit bullgaro-grek.

Fshati thuhet se u krijua në vitin 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë osmane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë toke dhe të mos paguanin taksa.

Se cila është historia e Mandricës, ruajtja e rrënjëve dhe refuzimi për t’u bërë bullgarë, turq apo grekë, shikojeni dokumentarin e Marin Memës./tch