Nepotizmi në Kosovë, plagë e rëndë shoqërore

Nepotizmi në Kosovë, plagë e rëndë shoqërore

332
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Kolonitë e bletëve në SHBA shënonin rënje të vazhdueshme , duke mos e dijtur shkaktarin e vdekjës së tyre. Një rastësi dhe studjuesit e gjetën që Miza Zambi ,është shkaktare .Ajo në mënyrën e saj i bartë parazitët në barkune bletës ,ku rriten larvat e saj dhe dhe bleta e gjenë vdekjen për tu bër ushqim i tyre. Bleta e infekton bletën ,dhe e tër kolonia kollapson. S`ka bletë ,s`ka mjaltë s`ka polenizim .
Deri sa miza Zombi(Borealis Apocephalus) e lëshon vezët në barkun e bletës,dhe i krijon kushte vetës për zhvillimin e saj; në shoqërinë tonë nepotizmi është paraziti më i rrezikshëm i cili po i lëshon larvat e saj në trupin e shoqërisë së Kosovës, dhe po bëhet shkaktari më i keq i dobësimit të një shoqërije të re.

Çka është nepotizmi ? Një sistem i udhëheqjes ku e mira gjithmonë i dhurohet një individi apo një familjeje, një klani apo një grupi apo edhe një populli të tërë pa marrë parasyshë shkaqet. Nepotizmi (nipërimi rrjedhë nga fjala italiane “ nepoto” –nipi) iu mundëson udhëheqësve shtetëror që të lehtësojnë ngjitjen e individëve, anëtarëve të familjes së tyre apo të rrethit të tyre në shkallëzimet shtetrore, të së cilës i janë vet në maje në dëm të meritës apo të interesit të përgjithshëm. Pasoja e parë e nepotizmit është korrupcioni politik i cili përkufizohet me sjelljet e udhëheqësve dhe funkcionarëve të shtetit të zgjedhur apo të emëruar të cilat janë në kundërshtim me normat juridike dhe shoqërore e që mundëson keqpërdorimin e fondeve publike duke përfituar përparësi vetjake .
Korrupcioni politik është i njohur në shumë forma , si i tillë edhe konflikti i interesave e cila është në dëmin universal e që shprehet si një konflit të një titullari në mes të veprave të tij dhe interesave publike. ,kursi qarkullimi i ndikimit është vepër tjetër e një personi me ndikim , i cili s`është e thënë të jetë pjesë e qeverisë por që me ndikimin e tij në qeveri e bën të mundëshëm që të përfiton një person i tretë në shkëmbim me të mira tjera. Kjo është zona e përhirtë e korrupcionit, është e vështirë të definohet në praktikë, për shkak të ndikimit të saj të keq në interesat e shoqërisë.
Favoritizmi (lehtësimi në qasje), është formë tjetër e korrupcionit, e që qëndron në atë që të lehtëson përparimin e individëve, funkcionarëve dhe përfaqësuesve të tjerë zyrëtar politik përkundër dijës, aftësisë dhe meritave të kufizuara. Lehtësimi në qasje mund të bëhet shumë vendimtar në politikë. Lehtësimi në qasje si rrjedhojë e nepotizmit mund t`i sulmoj principet e tejdukshmërisë (transparencës), të qeverisjes së mirë, të demokracisë dhe e dëmkosë fytyrën dhe besueshmërinë e administrates publike.
Nepotizmi shtrihet në angazhimin e titullarëve për dhënjë të posteve të të vetëv e(partiak apo familiar), vende për të cilat as nuk i kanë kualifikimet e kërkuara e që është në kundërshtim me normativët e qeverisë. I njohur dhe shumë i dëmshëm është dhënja e “kulaqit”, që është afrimi i i mundësisë së realizimit të të mirave të një qarku zgjedhor në këmbim të të përkrahjes së zgjedhjeve. Këtë e kryejnë Grupet e caktuara të Presionit

“Madje, në vend të investimit politik e qytetar, shkojnë deri aty sa të lënë mënjanë interesat madhore kombëtare në lojën e pandershme të pushtetit e parasë. Aq më keq kur, nëpërmjet konfrontimit të realitetit me mundësinë, dëshirës me kapacitetin konkret, rezultati administrativ e qeverisës në shumicën e rasteve vesh ngjyrë propagandistike e makiaveliste, sidomos në përpjekjet e zhurmshme dhe zullumqare për mbulim të korrupsionit në një administratë partiake.”
Interesimi për fuqi qeveritare spjegohet se pse partitë dhe individët luftojnë për pozita në funkcione publike dhe në poste të ndryshme , vetëm se iu afrohet lehtësia dhe mundësia për korruptim.

Në Kosovë është krijuar bindja qytetare dhe në të njëjten kohë edhe lakmi qytetare për të qenë funkcionar me anë të së cilës arrihet :
-Vlera individuale si udhëheqës
– Rritja e fuqisë së kontrollit ndaj të tjerëve
– Kënaqësia e familjës ,dhe
– Pasurimi i menjëherëshëm.

Nepotizmi, një parazit shoqëror mund të sjellë mosinteresimin e popullit ndaj sistemit politik dhe si rezultat vuarjen në pyetje të legjitimitetit të shtetit. Korrupcioni është problem i rëndë edhe në administratën publike. Nipërimi, lehtësimi në qasje dhe korrupcioni në përgjithësi është duke e rrënuar fytyrën (imazhin )e Kosovës në botën e jashtme duke na krahasuar me vendet dhe popujt më të prambetur të botës.

Në fund të fundit populli është ai që kërkon përfaqësues zyrtar të ndershëm dhe më pak të interesuar për vetvetën. (2012)

fahri xharra