A ishte një fitore vetëm shqiptare apo…

A ishte një fitore vetëm shqiptare apo…

1021
0
SHPËRNDAJE

Sa e hidhur është Shqipëria

Nga Rino di Stefano (gazeta italiane Il giornale)

Materialet e këtij shkrimi flinin prej vitesh në një baule të harruar në çatinë e një shtëpie gjenoveze. Në fakt aty brenda fshiheshin dhe kujtime të shkuara të familjes si : një palë papuçe, një borsalinë e viteve 30-të, dhe disa fotografi të zverdhura me personazhe të vështirë, tashmë për t’u identifikuar. Kur Alfredo Ferraro, shkrimtar tashmë 80 vjeçar me një inteligjencë lakmuese hapi baulen e vjetër që i përkiste xhaxhait të tij Augusto Ferrarit (1879-1953), gjyqtar në Gjykatën e Apelit gjeti letrat personale dhe dosierët e tij.

I pari mban datën e 20 Marsit 1922 dhe është relacioni i luftës në Shqipëri dhe i dyti në Libi. Ferrarit iu desh fare pak të kuptonte se çfarë përmbahej në ato fashikuj të përbërë nga 135 fletë të daktilografuara. Ato nuk ishin gjë tjetër veç një thesar i arkivit i Komisionit Parlamentar Italian, ku Augusto Ferraro ishte sekretar,  ndaj dhe për këtë gjë ai kishte kryer hetime si në Shqipëri dhe në Libi.

Shkaku është i shpjegueshëm. Aventurat italiane në Ballkan dhe në tokën afrikane ishin quajtur si një shkatërrim i vërtetë nga Parlamenti, por mbi të gjitha nga Mbretëria dhe duhej gjetur përseja. Ndaj u vendos një komision parlamentar kërkimor dhe u çua në vend gjykatësi Ferraro. Konkluzionet e këtij udhëtimi i ishin paraqitur Gjykatës së Mbretit dhe presidentit të Këshillit Luigi Facta dhe më pas ishin arkivuar.

Çfarë zbuloi gjykatësi Ferraro në pjesën tjetër të Adriatikut?

Një çështje për t’u harruar

Gjykatësi Ferraro do të merrte në shqyrtim të gjitha vitet nga 1914 në 1921, pra koha që kur regjimenti i njëmbëdhjetë i bersalierëve do të zbarkojë në Vlorë deri në shpalljen e Republikës së Pavarur pra dëbimin e italianëve nga trualli shqiptar. Asnjë detaj nuk lihet pa u vënë re: në këtë relacion flitet për propagandë, aksion ushtarak dhe politik, shpenzimet e kësaj ndërmarrjeje ushtarake, teprimet, organizimin e fuqisë, dhe mënyrës së rekuperimit.

Në tetor të vitit 1918, kur u krijua qeveria provizore shqiptare ndaj asaj që mbetej nga dominimi turk, Roma krijoi Komisariatin Italian në Durrës në mbrojtje të interesave italiane në Shqipëri dhe në krye u vendos Castoldi, i cili duke qenë se iu dha kjo mundësi dha dorëheqjen nga ushtria.

Shkatërrimi në Durrës

Pas ardhjes së bersalierëve, prezenca italiane u intensifikua me zbarkimin në Vlorë, në dhjetor të 1915-ës,  i udhëhequr nga gjenerali Emilio Bertotti. Por si shkojnë gjithmonë çështjet ushtarake në Shqipëri gjërat nuk shkuan siç duhet.

Durrësi u sulmua nga austro-hungarezët të cilët me artileri të rëndë rrethuan qytetin. Bandat e shqiptarëve hapën zjarr. Shqiptarët kanë një dashuri të madhe për armët ndaj Bertotti do t’i bëjë kërkesë qeverisë italiane të tërhiqet nga Durrësi.

Kështu më 15 shkurt 1916 në portin e Durrësit erdhën 15 anije, dy anije mjekësore dhe dy luftanije që të mbronin ushtrinë të tërhiqej. Ushtria ishte kështu e gatshme  të linte Durrësin.

Armiqtë e rinj të italianëve, shqiptarët

Pas  humbjes me Austro-Hungarinë, italianët që gjendeshin në Shqipëri duhet të përballonin një armik të ri:popullin shqiptar. Duket se flakën e ndezën intelektualët shqiptarë që jetonin prej kohësh në Itali dhe në SHBA. “Propaganda anti-italiane intensifikoi pak nga pak lëvizjen e tyre dhe kështu në maj të vitit 1920 ato i drejtuan një apel presidentit të SHBA, duke këkrkuar ndërhyrjen e tij dhe duke protestuar politikën italiane.

Në një kohë të shkurtër urrejtja shqiptare kundër Italisë u transformua në një kryengritje popullore të armatosur. Në qershor të vitit 1920 kryengritësit ia dolën të merrnin leckat italianët dhe të arratiseshin nga Vlora. “Prestigji ynë ra në tokë” do të shkruajë Ferraro.

Parlamenti Italian refuzoi konsensin e tij për vazhdimin e pushtimit, kështu që u vendos të largoheshin nga Vlora. Në datën 2 gusht të 1920 konti Manzoni si përfaqësues i Italisë nënshkroi një traktat në Tiranë ku në ruajtje të integritetit territorial shqiptar, do të vendosej tërheqja e të gjitha trupave italiane nga Shqipëria.

Ferraro kërkoi të gjente pse shqiptarët e kishin kaq shumë me italianët dhe për shkak të çfarë? Dhe fajin më të madh ai ia vë masave ushtarake . U ndaluan të gjitha liritë civile, mbajtja e armëve, qarkullimi i lirë, tregtia, gjuajtja dhe peshkimi, bastisja e papritur e shtëpive etj.

Shpirtrat e tyre u nxehën akoma dhe më shumë kur njohën faktin që ministri Tettoni kishte firmosur në Paris një akord me ministrin grek Venizellos për t’i lejuar Greqisë aneksimin e Shqipërisë së Jugut.

Duke u ndjerë të tradhëtuar dhe të vrarë pas shpine, shqiptarët harruan gjithë avantazhet që kishin pasur nga Italia.

Harruan rrugët e ndërtuara, hekurudhat, harruan tregtinë, shërbimin postar dhe telegrafik, bonifikimin, fushat eksperimentale të të mbjellave, punët e mëdha publike që ishin bërë nga italianët, makinat e importuara për të shfrytëzuar fushat me ullinj dhe sidomos asistencën shëndetësore dhe ristrukturimin e financave, për të kujtuar vetëm paktin e egër diplomatiik që kishte bërë Italia me Greqinë.

Por pikërisht në këtë kohë Qazim Kokoshi, atëkohë përfaqësues i shqiptarëve do të deklaronte se shqiptarët nuk kishin motiv për të sulmuar italianët. Sipas tij ishte ndikimi i socialistëve italianë. Në fakt Partia socialiste italiane bëri një propagandë të gjerë mes rradhës së ushtarëve për të lënë luftën dhe bëri gjithçka me qeverinë italiane që të mos dërgoheshin riforcime në Shqipëri.

Por çfarë kishin realizuar italianët në Shqipëri

Kur italianët i hodhën shqiptarët në det, ata u bënë pronarë të një sërë veprash publike të ndërtuar nga pushtuesit. Në Shqipëri gjendeshin 546 kilometra rrugë të reja, 110 kilometra rrugë hekurudhore, 3 mije km linjë telegrafike pa numëruar pallatet e ndërtuara nga italianët.

Një vend i pabesueshëm

Duke arritur në një konkluzion të relacionit të tij në Shqipëri, gjykatësi Ferraro lajmëron se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë pas largimit me forcë duhet të jenë të kujdesshme. “Shqipëria, aktualisht është një vend shumë i varfër.

Nuk ka shumë mundësi ekonomike, nuk ka industri, agrikultura është e braktisur, nuk ka iniciativa dhe është i infektuar nga malaria. Edhe pse është një vend me resurse të mëdha”.

Dhe vazhdon me faktin që Italia mund të vazhdojë marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë nëse pasuritë e saj merren me koncesion. /Konica.l