Meta: Ka forca të jashtme që janë të interesuara të dëmtojnë Shqipërinë...

Meta: Ka forca të jashtme që janë të interesuara të dëmtojnë Shqipërinë dhe të dobësojnë pozitat e Kosovës

243
0
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka folur këtë të martë për ekzistencën e një sërë “forcave të jashtme” që janë mjaft të interesuara që Shqipëria të mos duket mirë.

I ftuar në një bisedë me studentët ekselentë në UET, Meta u shpreh se në detyrën e tij si President ka patur presione të jashtëzakonshme që vijë nga forca të brendshme dhe të jashtme. Sipas tij në krizën politike shqiptare ka nxitje edhe nga jashtë, që Shqipëria të mos duket mirë.

Meta vuri në dukje dhe rëndësinë e dialogut Kosovë- Serbi. Presidenti u shpreh se ka presione të mëdha që pozitat e Kosovës të dobësohen, por nuk dha emra apo detaje konkrete mbi këto “forca të jashtme”.

Në një moment të dytë Meta ka deklaruar se këto forca të jashtme “përdorin” forca të brendshme, në mënyrë që të nxjerrin Shqipërinë si “çunat problematikë”, një term që në fakt ka dalë nga goja e ish- Ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, i cili doli në përgjimet e BILD mbi shit- blerjen e votave në Dibër.

Meta: Politika është çdo gjë. Por është dhe eksperiencë dhe mbi të gjitha….eksperiencë. Sado të lexosh në diplomaci, eksperienca të mëson. Nëse arrijë të menaxhoj në disa momente, të jeni të sigurt se kam presione të jashtëzakonshme. Nuk është vetëm çështja e brendshme, kemi dhe presione të jashtme. Kriza politike artificiale nuk është e thjesht, pasi ka dhe nxitje nga jashtë, që Shqipëria mos të duket mirë. Pasi kemi çështjen edhe të dialogut Kosovë-Serbi. Ka një presion të madh për të dobësuar dhe pozitat e Kosovës. Detyra ime është që ta bëjë me përgjegjësi detyrën që kam. Ky është pozicioni më i rëndësishëm në jetën time. Këtu nuk lejohet gabimi. E kam thënë; Nuk jam në punë, që më kërcënojnë mua… ‘do të bëjmë këtë’, do të bëjmë atë’. Unë jam në mision që t’i shërbejë vendit që të mos shkojë atje ku shtyhet nga forca të jashtme që përdorin edhe forca të brendshme që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Na nxjerrin si çuna problematik, që nuk duhet të jemi”./EXPRESS