Puka, parajsa e fshehur mes maleve (VIDEO)

Puka, parajsa e fshehur mes maleve (VIDEO)

2526
0
SHPËRNDAJE

Në lashtësi Puka, përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir pirust, të njohur si shkrirës dhe përpunues, metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës, i dhanë shkas zhvillimit të jetës qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria, Pukae, Shqeli, Delmace, Gralisht, Iballe, Crevenum (Spas), Sarda (Shurdhahu) etj.

Princi Lekë Dukagjini, bashkëkohës i Skënderbeut dhe vazhdues i luftës mbrojtëse antiosmane, sidomos në mbrojtje të qyteteve: Krujë e Shkodër. Mori pjesë në drejtimin e Kryengritjes së vitit 1481. Të gjitha këto e bënë Lekë Dukagjinin (Leka III-të) një personalitet historik të nderuar në kujtesën e popullit, sidomos në Trevën e Dukagjinit Mesjetar, ku ka sunduar.

Prandaj çdo ngjarje historike, çdo traditë të asaj kohe malësorët e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit; siç shkruan edhe Edith Durham: “Në Malësi, ligjet e shprehitë, të gjitha i atribuoheshin Lekës”,

Po kështu edhe çdo kështjellë mesjetare në krahinën e Pukës e më gjerë mbajnë emrin e përbashkët, atë të Lekë Dukagjinit, pavarësisht se kush mund të ketë qenë sundimtari i saj; si p.sh. Kalaja Leks në Kabash, kalaja Leks në Mico, Kala Leks në Breg, Kalaja Leks në Flet, Kulla Leks në Pap (Berishë), Kalaja Leks në Dardhë, Kalaja Leks në Vaspas, Kalaja Leks në Shumri, etj.

Atraksione turistike

Shpella e Kaurit
Ndodhet afër fshatit Lëvrushk, në malin e Kollatës. E formuar si shpellë karstike, në gëlqerorët e trias – jurasit, është e gjatë 250 metra, e gjerë dhe e lartë 3 metra, me kaonkrecione të shumta. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Levrushk. D

Ujëvara e Kryeziut (pusat e kqi)
Ndodhet në fshatin Kryezi, komuna Qafë-Mali. Është në perroin e Oroshit, në shkëmbinjtë magmatike. Ka dy pragje 34 metra lartësi secili dhe dy pellgje me thellësi mbi 1 metra. Vizitohet sipas rrugës Fushë Arrëz-Kryezi.

Akacjet e Migjenit
Ndodhen tek muzeu i Migjenit në qytetin e Pukës. Janë disa akiacie, nën hijen e së cilave pushonte poeti i madh Migjeni.