Përpjekiet për bashkimin e Çamërisë me vendin amë

Përpjekiet për bashkimin e Çamërisë me vendin amë

845
0
SHPËRNDAJE

Përpjekiet për bashkimin e Çamërisë me vendin amë:
Rasti i Konferencës së Paqes në Paris 1919

Masat thellësisht të padrejta si famekeqja “Reforma Agrare”e cila u zbatua në mënyrë të veçantë në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve, të cilët u degëdisën në Anadoll, më mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të madhe me vreshta, qindar mijëra rrënjë ullinj, të cilat u bënë pronë të elementëve grekë, ishin në kundërshtim të plotë me nenin 6 të Traktatit të Paqes.

Ato i detyruan popullsinë muslimane të krahinës së Çamërisë të dëtyrohet të mërgojë dukë lënë pasuritë e tyre të paluajtshme, fushat e tyre në duart e çetave terroriste greke.
Zgjedhja e mërgimit drejt Turqisë ishte për disa arsye. Një pjesë Turqia iu paraqit si parajse, të tjerë u gënjyen në aspektin e përkatësisë fetare duke u manipuluar në mënyrë të padrejtë nga disa klerikë vendas.

Por një nga arsyet për të mos iu drejtuar Shqipërisë ishte sepse deri në atë kohë pavarësia e Shqipërisë nuk ishte bërë zyrtarisht. Në atë kohë qëndrimi i tyre ishte mjet i vetëm për të ruajtur të drejtën e kërkimit të mëvonshëm të kombësisë shqiptare.

Në këto kushte kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris Luigj Bumci (atëhëre peshkop i Lezhës) i drejtohet kryetarit të kësaj conference Zhorzh Klemenso, më 25 Korrik 1919, të ndërhyjë tek shteti grek për shfuqizimin e dekretit të marsit 1918 dhe për pasojë pengimin e dëbimit të shqiptarëvë myslimanë të cilët dëshirë të vetme kanë bashkimin më tokën mëmë Shqipërinë. “Pra nevojitet që dëbimi i tyre nga territori grek të shyhet deri në çastin kur kufijtë e Shqipërisë do të jenë caktuar nga Konferenca e Paqes. Por, ndërkohë është e nevojshme, sipas nenit 6 të traktatit të paqes turko-greke; i cili përputhet me parimet më të shenjta të drejtësisë, që asnjë pengesë të mos vihet nga qeveria greke për tjetërsimin e lirë të pasurive të tyre të luajtshme e të paluajtshme”.

Në të njëjtimn momerandum kërkohet nga Konferenca e paqes që Greqia të paguajë dëmshpërblimet për djegien e fshatrave shqiptare ne jug te Shqipërisë.Gjithashtu në një mëmorandum tjetër, të cilin delegacioni shqiptar ia dërgoi Këshillit të të Dhjetëve më 24.12.1919, denoncoi padrejtësine greke sips së cilës të krishterët ortodoksë të konsideroheshin grekë duke përdorur besimin fetar si instrument shtypjeje.

Vetë përfaqsuesit e Çamërisë Arif Çami, Ahmed Camëria, Qemo Preveza, Xhevit Ajdonati me një letër drejtuar Zhorzh Klemanso dhe kopje drejtuar Z. U. Uillson, president i ShBA; shkëlqesisë s tij Llojd Xhorxh, Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Madhërisë së Saj Britanike; Shkëlqesisë së tij Orlando, kryetarit të Këshillit të Ministrave të Madhërisë së tij Mbretit te Italisë, ndër të tjera shkruajnë: Nëse popullsia e Çamërisë do të kishte shumicë greke, si do të shpjegoheshin krimet dhe padrejtësitë e padëgjuaratë kryera nga Greqia kundër popullsisë paqësore të kësaj krahine.Përse qeveria greke nuk i ruajti pronarët e këtyre krahinave të gëzonin per 5 vjet të ardhurat e tyre?

Përse kësaj popullsie i ishte hequr e drejta të siguronte bukën e gojës?Përse u lanë të vdisnin urie mijëra banore të camërisë fatkeqe? Përse u ndalohej shitblerja dhe hipotekimi i pasurive dhe detyroheshin të shpërnguleshin pa gjyq? Për më tepër ne mund ta provojme me plebishit kombësinë tonë shqiptare”
Po kështu, përfaqsuesit e komitetit irredent te shqiptarëve iu drejtuan përfaqsuesit te Italisë në Konferencën e Paqes në Paris ku i dëshmuan se shqiptarët nuk i kanë rreshtur kurrë përpjekiet që tokat e marra padrejtësisht nga shteti fqinj grek, tu ktheheshin përsëri shqiptarëve.

Shteti shqiptar kishte vërtet nevojë për qytetet si Preveza dhe Janina, për të patur nje kufi jugor sa më strategjik.Barazpesha në Ballkan nuk mund të arrihet kurrë pa u bere i mundur bashkimi kombëtar brenda nje shteti te vetëm.Zgjidhja e drejte e kufijve jugor të Shqipërisë do t’i jepte fund konfliktit greko-shqiptar që lindi më 1913 dhe do të ndihmonte për forcimin e paqes ne Ballkan.Në lidhje me këtë ata paraqitën dhe statistikat e kufijve dhe te banorëvë të Camërisë:

Në Jug     Deti Jon
Në Lindje  Luc, Kukul, Vladar, qafa e Cjapit
Në Veri   Korican, Fortesa e Sulit, Kakosuli, Kurila, Shkalla, Mali i Selanit,
Mikla, Kalamas
Në Perëndim  Shteti shqiptar siç u përcaktua nga Konventa e Firences 1913

Shqiptarë                Grekë
Filat                  22348                    6125
Gumenicë  10126      ——–
Ajdonat               13780                    2575
Margëllic  15723       ———
Pargë                800                       500
_________________________________
Totali              62777                      9200

Në shtojcën e dokumentit ata tregojnë se pronat dhe cifligjet janë sekuestruar nga fermerët grekë me ndihmen e shtetit grek dhe për këtë padrejtësi ju mohoet edhe e drejta për të patur avokat mbrojtës.

Të gjitha këto padrejtësi shoqërohen dhe me dhunime fizike, çnderime,  burgosje dhe vrasje duke treguar natyrën e rregjimit despotik të shtetit grek.
Protesta të shumta kundrejt këtyre padrejtësive dhe në përkrahje të vëllezërve Çamë u bënë edhe në qytetet e Shqipërisë si në Fier,  Berat, Lezhë, Elbasan, të cilat u drejtoheshin Kryesisë së konferencës së Paqes më shpresën “se ndarësit e drejtësisë së popujve do ta kursejnë kombin shqiptar kaq të dërmuar këto vitet e fundit në luftën e tij të shenjtë për çlirim”