Shqiptarët sipas Nolit, nga sharlatanë e matrapazë në llafazanë e kokëpalarë

Shqiptarët sipas Nolit, nga sharlatanë e matrapazë në llafazanë e kokëpalarë

7002
0
SHPËRNDAJE

Fan Noli ka qenë dhe është nga ata njerëz që të vërtetën ta thoshte në sy dhe nuk i trembej asaj, e për më tepër kur puna vinte tek bashkëkombësit e tij.

Ka kohë që në vendin tonë po qarkullon një vjershë për të cilën thuhet se autorësia i përket Fan Nolit dhe ku ai jep virtyte dhe vese të shqiptarëve nga të gjitha qytetet e vendit.

Profesor Nasho Jorgaqi në një artikull të tijin e shpjegon më së miri se si qëndron e vërteta e kësaj poezie, e mbi të gjitha a e ka shkruar realisht Fan Noli apo është një sajesë?

 “Zbulimi pas vitesh të tëra hulumtimi nëpër arkiva. A i ka shkruar Fan Noli vargjet për “sharlatanët tropojanë, skraparllinjtë që të japin dru, lebërit që shtrojnë njerëzinë, shkodranët e ahengut, tiranasit dembelë Stambolli, durrsakët llafazanë, kavajasit kokëpalarë…”?

Ka vite që qarkullon dorazi në rrethe të ndryshme publike një vjershë nën titullin e sajuar “Merr e zgjidh” ose pa titull fare, e cila i atribuohet Fan Nolit. Ajo është një vjershë strofike, shkruar në vargje tetërrokëshe, por numri i strofave nuk është i qëndrueshëm, ato lëvizin nga 5-6 deri në 22 strofa, për aq sa më kanë rënë mua në dorë.

 

Duhet patjetër të kërkojmë origjinalin në arkiv, ndryshe nuk mund të japim një gjykim shkencor. Por i ardhuri, para se të largohej, na tha se “Të keni besim te im atë. Ai ka qenë aktivist i Vatrës dhe i afërt me Nolin.”

“MERR E ZGJIDH”

A të duhen luftëtarë?
Dhe arratinë armiku të marrë?
A do botës t’i vësh zjarrë?
Merr nja dhjetë kosovarë.

A do male me dëborë
Trima të fortë e malësorë
Fort bujarë e burrërorë
Shkon në Kukës i ke në dorë.

A të duhen sharlatanë
Që lëpihen në çdo sahanë
Që të përçajnë vatanë
Ke sa të duash tropojanë.

A do njerëz për aheng
Për tryeza e për kuvend
Burra e gra kërcejnë me lodër
Këta i gjen veç në Shkodër

Njerëz të zgjuar me lezet
Që i gjen në çdo anë
Që të bëjnë muhabet
Këta janë mjeshtrit dibranë.

A të duhen budallenj
Ca gomerë e ca kopukë
Hajdut, kaçak e batakçinj
Shko e merri mu në Pukë.

A do trima sejmenë?
Kapardisur kudo venë
Gjumi pa i zënë t’mos flenë
Për tre mirditorë bëj benë.

Këta matjanë burra të zotë
Që dikur kanë bërë barot
Se i njeh gjithë vendi mbarë
Nuk bëjnë tjetër veç për xhandarë.

A të duhen gënjeshtarë?
Matrapazë e kokëtharë?
Kripën ta shesin për farë
Merr krutanë dhe je i larë.

Do dembelë për Stamboll?
Mos u lodh e mos hiq hall
Të rreshtosh nja tri taborë
Tiranasit t’i zgjedhësh me dorë.

Po qejflinj a të duhen
Që me jevga dinë të kruhen
Zonja që pjellin çdo vit
Veç Elbasani i rrit.

Në do burra llafazanë,
Që çudisin gjithë dynjanë
Që rrinë tërë ditën rrugës
Nga këta gjen plot në Durrës.

Po kërkove kokë palarë
Kryengritës dhe gomarë
Që punët të shkojnë vaj
Shko e merri në Kavajë.

Kërkon hoxhë e kërkon prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si këta që bëjnë mëkat
I gjen vetëm në Berat.

A do urtë njerëzit të rrinë
Nën komandë të kesh ushtrinë
Në tabjate të kesh njerëzinë
Merre të gjithë Labërinë.

Do për punë një korçar?
I ke bujq e ustallarë
Me gra bashkë e hapin varrë
Krah e kokë s’u ka të sharë.

Do budallenj që veç hanë?
Me dy këmbë do hajvanë?
Pasuri që s’dinë të venë
Merr shëtit gjithë Myzeqenë.

A do të ruash florinj?
Katandinë e shtëpinë?
Me dy qofte mbush sininë
Ec e merr gjirokastrinë.

A do të hash e të bësh qejf?
Sofra e shtruar si për mbret
Pastërti e për hyzmet
Të tillë gjen veç në Përmet.

Do ministra kolonjarë?
Se mbahen burra për mend
Duan kudo të jenë të parë,
Në mexhlis e në kuvend.

Hall i madh me skraparllinj
Ka rrezik të hash dhe dru
Dy ministra le të rrinë
Se na duhen dhe pa tre.

Ore të gjorë harruam Vlorën
Se kjo punë lahet me gjak,
Dy shirit e një medalje
Kësaj pune i vënë kapak.