MEHMET DELIA – RADISHEVA

MEHMET DELIA – RADISHEVA

986
0
SHPËRNDAJE

Mehmet Delia i njohur edhe më emrin Mehmeti i Vogël, ishte luftëtar i shquar që nga viti 1916. Bashkëluftëtar i Azem Bejtës dhe udhëheqës i Lëvizjes Kaçake të Kosovës që nga viti 1924-1927.


Mehmet Delia me një bashkëluftetarë në Shkodër, 1924

Mehmeti i Vogël dhe bashkëluftëtarët e tij të lirisë Kosovën e kishin kthyer në një arenë rezistence e ngadhënjimi, ku po valëvitej kryelartë flamuri i saj i gjakosur, flamuri i saj kryengritës, flamuri i saj me shpresa për një të ardhme më të ndritur të atdheut tonë për të cilin po flijoheshin bijtë dhe bijat më të mirë të tij.

Ata vendlindjen e kishin kthyer në vatër rezistence, jeta e tyre ishte lufta për liri, dhe vetëm liria për ta kishte kuptimin e jetës! Këto male, këto mure të rrënuara kullash e fortifikatash që flasin me gjuhën e fakteve, janë dëshmia më e gjallë e përpjekjeve tona të pareshtura nder shekuj për liri dhe për bashkim kombëtar.

Pjesë nga libri “Mehmet Delia – Radisheva”