Surpriza e policëve për Kurban Bajram, shpërndajnë ëmbëlsira në vend të gjobave

Surpriza e policëve për Kurban Bajram, shpërndajnë ëmbëlsira në vend të gjobave

65
0
SHPËRNDAJE

Një surprizë të vërtetë kanë rezervuar për të gjithë shoferët, policët në qytetin Cine të Turqisë, në prag të Kurban Bajramit.

Sipas mediave turke, ata kanë dalë në rrugë për të shpërndarë çokollata dhe ëmbëlsira, në vend të gjobave.

Kjo është bërë me qëllim për t’i ndaluar ata të pushojnë e më pas të vazhdojnë rrugën.

Me këtë rast, shoferëve u janë shpërndarë dhe broshura gjithashtu për vëmendje në lidhje me rregullat e qarkullimit.

Festën e Kurban Bajramit e quajtur edhe si festë e sakrificës, muslimanët e kremtojnë katër ditë, ndërsa lidhet edhe me ritin e haxhit, që është një nga pesë shtyllat e fesë Islame. /Joq

policet