6 arsye të shkurtra dhe bindëse që fiset gjermanike kanë prejardhje ilire…

6 arsye të shkurtra dhe bindëse që fiset gjermanike kanë prejardhje ilire…

605
0
SHPËRNDAJE
  1. Straboni i quan fiset gjermanike në Veri si Albane, dhe më të mirënjohurit tek këto fise gjermane të quajtura albane janë Cimbrit dhe Sucambrit. Sukambrit autorët i vendosin në Panoni, dhe cimbret në Detin e Zi, përpara se të gjendeshin në Gjermaninë Veriore. Pra, që albanët e Gjermanisë janë ilirë, sepse sukambrit janë panonas, pra ilirë.

    Straboni

2. Teutonët janë gjermanikë dhe nga ata kanë prejardhjen edhe skandinavët. Shpesh me emrin Teutonike quhen të gjithë gjermanët. Emri Teuton është një emër pellazgo-ilir, dhe del për herë të parë tek Iliada e Homerit kur mbreti i pellazgëve të Azië së Vogël quhet Leto Teutamidi.

Teuta ka qenë emër ilir, pasi ka pasur një mbretëreshë ilire me këtë emër që përdoret edhe sot në botën shqiptare. Teutonët kanë shumë lidhje për sa i përket emrit të tyre me ilirët dhe trojanët.

3. Retet e Vendolikët janë quajtur nga Straboni dhe autorë të tjerë si fise ilire. Emrat e tyre janë shqip dhe tregojnë vendin ku ata banonin. Kështu Re do të thotë që banoj tek retë, janë fis i reve, dhe ata vërtet banonin në Alpet e Evropës në një lartësi me retë.

Vendolik po në shqip do të thotë Vendolik, pra që jam vendas dhe ku ka më vendas se ata që banojnë në majë të malit. Nga fiset ilire të Alpeve të Evropës u popullua një pjesë e madhe e Gjermanisë dhe Italisë Veriore.

  1. Kronisti i mesjetës Gregorius of Tours thotë se “Frankët kanë dalë nga fisi i Panonëve”. Panonët ishin fis ilir, që do të thotë se frankët janë ilir.

    Gregori i Turit

5. Një fakt i fortë është libri i vetëm i shkruar nga një gjerman got, i quajtur Jordanes në shekullin e VI, me titullin “Origjina dhe bëmat e gotëve”, në të cilin tregohet origjina e gjermanëve. Vetë autori është got dhe e njeh mirë historinë e popullit të tij dhe faktet që ai jep, janë dëshmi që nuk mund të kontestohen lehtë, sepse ai jetoi në periudhën kur gotët filluan të emigronin drejt Gjermanisë.

Ai tregon se gotët quhen myzë dhe fisi i tyre kufizohej në jug me Maqedoninë Veriore. Pra, ai dëshmon se gotët gjermanikë jetonin në veri të Maqedonisë dhe quhen myzë, por myzët në të gjitha burimet dalin si fis iliro-thrakë që do të thotë se vetë gotët gjermanikë janë iliro-thrakë.

  1. Laibinici thotë se, shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëngjishten. Laibnic studioi pak fjalë nga shqipja dhe arriti në përfundimin se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë të një race me gjermanët.

    Gotfrid Lajbnic

Fjala gjermane “Hund” (qen) e mori këtë emër sepse qeni shquhet për përdorimin e përsour të organit të tij nuhatës, si Truye Troia, që vjen në një mënyrë tjetër nga trogue ose truyn, hunda te galët e lashtë por edhe te galët modernë.