Pse Mid’hat Frashëri vendosi të punonte mësues në Elbasan

Pse Mid’hat Frashëri vendosi të punonte mësues në Elbasan

133
0
SHPËRNDAJE

Një ndër patriotët e shquar, Mid’hat Frashëri, ka vendosur të punojë mësues në Elbasan pas shpalljes së Pavarësisë dhe dorëheqjes nga qeveria e Vlorës.

Dihet se kjo figurë e shquar e kombit shqiptar ka një kontribut të rëndësishëm në Kongresin Kombëtar të Arsimit të zhvilluar në Elbasan,si delegat i këtij qyteti

Ja si është shprehur në Kongresin kombëtar të Elbasanit në vitin 1909:
“ Vërtet më të bukur qytet se Elbasani s’mund që të gjendej për një të tillë Kongres Kombëtar, ku do të bisedohet puna e shkollave shqipe dhe mësimit të gjuhës sonë: Njerëzia e Elbasanit jo tani, po dhe në kohët despotike, ishin çquar për dashurinë e tyre për gjuhën shqipe….”
Mith’at Frasheri ka shprehur dëshirën që në Elbasan të bëhej dhe Kuvendi Pavarsisë. Ja çfarë shkruan :
“N’ Elbasan donja që të bëhej ay qytet si vent i mbledhjes, po atje na erdhi tejshkrimi(telegrami) i Ismail Qemalit , që na lajmëronte se do të dalë në Vlorë dhe ftonte botën me një mbledhje”.
Domethënës është edhe fakti se pas dorëheqjes nga qeveria e Vlorës në vitin 1913, ai u vendos në Elbasan, ku punoi si arsimtar. Nga ky qytet ai ndërmori dhe nismën e famshme të “stilografit të artë” për Edit Durhamin, siç dokumentohet nga gazeta “Përlindja e Shqipënis” të cilës i ai i drejtohej :
“Zoti Drejtor, Lutem të botoni këto të paka radhë : Këtu n’Elbasan filluam të mbledhim ndihmë nga një metelik për njeri. Duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojme zonjës Edith Durham, si një kuptim për shërbimet fisnike që i ka bërë kombit tonë me shkrimet e botimet e saja.

Për të rrëfyer këtë mirënjohje nga kombi ynë, kemi dashur që edhe ndihma të jetë e popullit dhe nga ky shkak, s’mbledhim më tepër se nga një metelik…..Në komisionin që u formua për këtë ndihmë, janë z.G. Cilka, Dr.Ruzhdi beu,Taq Buda dhe unë…”
Elbasani e zgjodhi Mid-hat Frashërin si një nga përfaqësuses të tij në shpalljen e Pavarsisë në Vlorë.

Veç të tjerash ai kish qenë organizator dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, organizator dhe nënkryetar i Kongresit Kombëtar të Elbasanit. Sigurisht që respektohej dhe si pasardhës i të madhit Abdyl bej Frashërit.
Me rastin e 100 vjetorit te Paversise se Shqiperise, Elbasani e shpalli Mid’hat Frasherin “Qytetar Nderi”i Elbasanit.

 

Abd’hyl Frashëri sigurisht që kishte një kontribut të tij në hapjen e Normales së Elbasan. Detajet e këtij shkrimi janë sjellë nga Shefqet Deliallisi, hulumtues i figurave të shquara të Elbasanit.