Rama përshendet Haradinajn dhe “kërcënon” Evropën me bashkim

Rama përshendet Haradinajn dhe “kërcënon” Evropën me bashkim

1415
0
SHPËRNDAJE

Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar sot nga homologu i Kosovës, Ramush Haradinaj zbatimin e marrëveshjes të bashkimit doganor ndërmjet dy shteteve. Ai ka thënë se tashmë duhet vetëm miratimi i Kosovës për këtë projekt, shkruan albeu.com.

“Uroj që të biemë dakord për kthimin e kufirit tokësor mes dy shteteve në një kufi europian pa radha kilometrike qysh nga janari 2018. Gjithashtu uroj që bashkimin doganor ta bëjmë fakt të kryer një orë më parë duke i kthyer doaganat dhe portet e shqipërisë në dogana edhe të kosovës. Projekti është gati. Miratimi nga ana jonë në nivel politik është gati, presim miatimin e Kosovës.” tha Rama.

Ndërkaq, Rama ka theksuar se kohët e fundit është ngadalësuar integrimi i Kosovës e Shqipërisë në Bashkimin Evropian/albeu.com/