Durham: Ilirët formuan bazën e ushtrisë gjithçka-pushtuese të Aleksandrit të Madh

Durham: Ilirët formuan bazën e ushtrisë gjithçka-pushtuese të Aleksandrit të Madh

1390
0
SHPËRNDAJE

“Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë : një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folurës së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodoti “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do ti bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.”

Dhe vlerësimi i tij për këta njerëz ishte vetëm një. Filipi i Maqedonisë i ngriti fiset e egra në pushtet dhe trakët, maqedonët dhe ilirët formuan bazën e ushtrisë gjithçka-pushtuese të Aleksandrit të Madh. Gadishulli i Ballkanit është toka e “perandorive-njeri”. E Aleksandri nuk mbijetoi pas vdekjes së tij. Ai vdiq në vitin 303 pes., por ai është akoma “diskutimi i ditës” në vendlindjen e tij. Aty gjen emocione habitëse për të, për gjakun e banorëve më të vjetër kësaj toke. Që shqiptari modern është pak a shumë pasardhës i popullit të egër e primitiv të Ballkanit është një fakt, besoj unë, që askush nuk e vë në diskutim. Aleksandri i Madh ishte një maqedonas dhe Olimpia, nëna e tij, një princeshë e Epirit (Shqipëria Jugore); në këtë mënyrë Aleksandri ishte qartësisht një shqiptar.

…Roma u mënjanua nga luftimi masiv me trakët, ilirët, grekët dhe maqedonasit. Ata e ndanë gadishullin në provinca romane dhe popullsia krenare e tij, që adhuronte luftën, shpejt lulëzoi në ushtrinë romane. Më vonë, falë energjisë së tyre jo vetëm fizike, por edhe energjisë mendore, ata shkëlqyen edhe si kardinalë. Diokleciani dhe Kostandini i Madh, sa për të përmendur vetëm më të njohurit, ishin me gjak ilir. Nuk ka asgjë të re nën këtë diell. Në kohën tonë gjaku ilir ka ndikuar sërish në fatin e Romës; Krispi, kryeministri i parë i Italisë, ishte me origjinë shqiptare dhe Italia edhe një herë tjetër shikon me lakmi brigjet ilire.”

 

 

Brenga e Ballkanit [The Burden of the Balkans]

Nga Mary Edith Durham publikuar në vitin 1905