Etnikum: KRIMET SERBO-MALAZEZE DHE SLLAVO-MAQEDONASE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË SHEK. XX

Etnikum: KRIMET SERBO-MALAZEZE DHE SLLAVO-MAQEDONASE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË SHEK. XX

1092
0
SHPËRNDAJE
Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

Po sjellim tash këtu një regjistër, të vetëm një pjese krimesh që na i kanë bërë sërbët, malazezët dhe sllavët e Maqedonisë apo bullgarët në shekullin XX. Të dhënat janë marrë në librin “Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare” të autorit Shaban Braha.

Viti 1912.
Kosovë. “Loja” me foshnjat: Foshnjat, pasi hidheshin përpjetë, priteshin poshtë nga grupe ushtarësh me bajoneta zbërthyer. Përpëlitjet e foshnjavet shqiptare, në agoninë e vdekjes, në majat e bajonetavet, autorët i quanin: Të qeshurit e shqiptarit (f.143).
Në krahinën e Shkupit numëroheshin 38 cisterna të mbushura me kufoma shqiptarësh (f.185).
Gjenerali sërb Zhivkoviq urdhëroi në Senicë vrasjen e 950 prijësve shqiptarë dhe “turq” (f.188).
“Ushtarët (sërbë), pasi morën Manastirin, merrnin dhe digjnin të gjallë secili nga 10 burra, gra dhe fëmijë” (f.188)
Në Shkup “u dënuan 36 shqiptarë me vdekje dhe u vranë në vend” (f.184).
Karadaku i Shkupit:
“U dogjën 280 ekonomi fshatare”.
Në Terstenik u vranë 60 shqiptarë, në Smirë 32, në Verban 20, në Lubishtë 19,në Komogllavë (fshat me 50 shtëpi) u vranë pa përjashtim gati të gjithë burrat (f.187).
“Në Sefer u dogj e gjallë një grua bashkë me ndihmësin e saj katolik”
“Në Gjylekatë një gruaje shtatzënë iu ça barku me bajonetë dhe iu nxor krijesa (nga barku)” (f.187)
Gjithsej në Terste, Senicë, Verban, Lubishtë dhe Gjylekatë u masakruan 238 vetë (f.187).
Edhe në Preshevë shpëtuan (gjallë) shumë pak (f.187).
Në kasaphanën e Ferizajt u vranë 1200 shqiptarë (f.186).
Lumë: 400 burra, që u dorëzuan vetë, u çuan në Prizren dhe u vranë në grupe, 40 deri 60 në ditë (f.188).
Pranë stacionit të Kumanovës, të ikurit (700-800 vetë) qenë kapur, lidhur dhe “u vranë duke i copëtuar sikur të ishin kafshë” (f.185).
Në afërsi të Shkupit u masakruan 2000 shqiptarë (f.184).
Midis Kumanovës dhe Shkupit u vranë 3000 shqiptarë (f.184)
“Njerëzit nxiren nga shtëpitë dhe vriten si minjtë. Nuk kalon ditë pa patur vdekje të tmerrshme shqiptarësh. Lumi është mbushur me kufoma.” (f.184).
Jo larg Prizrenit 5000 shqiptarë myslimanë u masakruan (f.184)
“Gjenerali Jankoviq i detyroi paritë (e Prizrenit) me revolver në dorë të nënshkruanin një deklaratë falenderuese drejtuar kral Petar-it për ‘çlirimin’ nga ushtria sërbe”. (f.187) Pastaj : “Meqë nuk kishin kuaj, ata morën 200 shqiptarë për t’i ngarkuar me nga 50-60 kg dhe pastaj, natën, nëpër rrugë të këqia, i çuan 7 orë larg në krahinën e Lumës.” (f.187).
Në rrethin e Prishtinës 5000 shqiptarë zhduken nga terrorizmi masiv sërb (f.186)
Shtypi shkruante se vetëm gjatë 2 muajvet të pare (të vitit 1912) në Kosovë u vranë mbi 25000 shqiptarë (f.190).
“Në të 2 anët e rrugës (rajoni i Gjakovës), shkruan publicisti sërb Tomiq, nuk pashë veçse fshatra të djegur e të rrafshuar me tokë. Rrugët ishin mbushur me trekëmbësha, në të cilët ishin varur trupa shqiptarësh.” (f.189).
Në Gërdheshtë, Malziu i Pukës, sërbët therën 72 gra, pleq dhe fëmijë. Mjedën, afër Shkodrës, e kthyen në hi e pluhur (f.189).
(Po në atë vit, Kranja e Shkodrës, nga fshatrat Draganj e Blacë deri në Arbnesh, është djegur e shpërngulur krejtësisht, prej ushtrisë malazeze. GjD)

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani