Shtetet e Bashkuara do ta anëtarësojnë Kosovën në Interpol

Shtetet e Bashkuara do ta anëtarësojnë Kosovën në Interpol

139
0
SHPËRNDAJE

Pak para Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që do të mbahet më 26 shtator, Shtetet e Bashkuara po mbledhin të gjitha forcat për ta bërë Prishtinën anëtare të re të kësaj organizate, shkruan gazeta serbe Veçernje Novosti.

Sipas të përditshmes beogradase, mikëpritësja e asamblesë së sivjetme është Kina, ku arguemetët e Beogradit në Pekin do të mbrohen nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç, përcjell Konica.al.

“Ne presim një detyrë tejet të vështirë diplomatike, por jemi të bindur se me fuqinë e argumenteve tona ne mund t’i bëjmë ballë qëllimit të Prishtinës dhe aleatëve të saj për ta bërë të ashtuquajturin shtet të Kosovës anëtar të plotë të Interpolit”, ka thënë ministri serb.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet më 26 deri më 29 shtator.