Çifti shqiptar që po bën “namin” në Instagram

155
0
SHPËRNDAJE

Që Instagrami është një mënyrë e mirë për të ndarë foto, video me miqtë dhe jo vetëm, kjo dihet tashmë prej daljes në treg të këtij aplikacioni. Por ka dhe nga ata, që e përdorin dhe për qëllime të tjera. Dikush publikon veshje, një tjetër biznesin e tij e të tjerë pasionet e tyre. Duke lundruar në internet, zbulova historinë interesante të një çifti shqiptarësh, të cilët jetojnë e punojnë në Paris por ajo që i bën të veçantë lidhet pikërisht me Instagramin.

Nisi dhe Ami, prindërit e një vajze të vogël 8-muajshe, krahas impenjimeve të punës në Francë, janë të apasionuar ndaj gatimit në shtëpi e të themi të drejtën, duke parë fotot, më shumë se sa shtëpi, të jep idenë e një restoranti, nga vetë mënyra e kurimit, fotografimit dhe kompozimit të pjatave. Ideja e tyre fillimisht lindi si pasion dhe përkushtim ndaj përgatitjes së vakteve në mënyrë të shëndetshme pasi sipas tyre, kjo është thelbësore per një jetesë të lumtur në familje.

Kjo ide më pas, u zhvillua në një projekt më të madh, hapjen e një faqe për të promovuar gatimet e bëra në shtëpi (homemade) me ingredientë të shëndetshëm bio dhe ekperimentime recetash nga ato shqiptare, franceze, italiane, japoneze e deri tek ndërthurja e tyre së bashku. Origjina e emrit të zgjedhur “RenAmour” buron nga emrat e dy bashkëshortëve Renisit dhe Amit, të cilët hedhin gjithnjë grimca dashurie në çdo gatim. Synimi i tyre i ardhshëm, duke qënë se ky pasion është një talent i përbashkët i çiftit, është të hapin një restorant ku të gjitha këto specialitete t’i ofrohen konsumatorit që do dijë t’i vlerësojë e shijojë produktet bio.

Faqja e tyre po merr çdo ditë e më shumë hov, duke tërhequr vëmendjen e mjaft ndjekësve si shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Ata përgatitën enkas për Konica.al një recetë mjaft origjinale dhe të shëndetshme të cilën mund ta përgatisni  dhe ju në shtëpi. Nëse keni pasionin, vullnetin dhe dëshirën për të gatuar receta të veçanta e plot shije, mjafton të ndiqni çdo ditë videot dhe fotot në llogarinë e tyre në Instagram https://www.instagram.com/renamour_fait_avec_amour/

Salmon me sallate me mango & avocado

Përbërësit për 4 persona:
-Salmoni  
• 4 racione me madhësi mesatare

Sallata
• 1 mango
• 1 avocado
• 1 qepë e kuqe ose rozë në madhësi të vogël
• 1 veze e zier
• 1/2 spec këmborë i kuq (speci këmborë është nga ata që përdorim për mbushje)
• 1 domate në madhësi të vogël
• 1 karotë
• 3 fletë sallatë jeshile
• 3 rrepa të kuqe të vogla

-Salca e sallatës (dressing)
• 2 degë mente e freskët
• 2 degë majdanoz i freskët
• 1 thelp hudhër
• 1 limon i shtrydhur (pastrojeni mirë nga bërthamat)
• vaj ulliri
• piper i zi
• kripë

Filloni me pastrimin e salmonit dhe lëreni të thahet mirë, më tej marinojeni me kripë, kopër dhe vaj ulliri, lëreni rreth 30 min dhe vendosini racionet e salmonit në tigan në temperaturë mesatare. Nëse e shihni që fillon të marrë skuqje të menjëherëshme atëherë uleni dhe pak temperaturën në mënyre që salmoni të mos kalojë në tharje, sa më e ngadaltë skuqja aq më e mirë shija.

Teksa salmoni skuqet gradualisht filloni me përgatitjen e sallatës. Të gjithë përbërësit e sallatës pritini ne kubikë të vegjël duke filluar nga mango, avocado, qepa, veza e zier, speci këmborë, domatja. Karotës, pasi ta keni qëruar dhe larë mirë, bëjini prerje gjatësore dhe copëtojeni sërish në copëza më të vogla. Prisni rriska të holla të rrepave të kuqe dhe në fund prisni hollë fletët e sallatës. Përzijeni mirë të gjithë përbërësit dhe vazhdoni me salcën e sallatës. Vendosni në blender menten dhe majdanozin, shtoni vaj ulliri, lëngun e limonit, hudhër, kripë e piper të zi. Pasi t’i kaloni në blender do përfitoni një salcë viskoze me aromë fantastike në ngjyrë të gjelbër të çelët. Hidheni masën e salcës mbi përbërësit e sallatës dhe përzijeni mirë. Mund të shtoni vaj ulliri ose kripë sipas dëshirës.
Pasi të jetë skuqur, vendosni racionet e salmonit në pjatat e servirjes, dhe shtoni sipër salmonit sallatën e përgatitur në formë gjatësore.

Ja disa nga recetat e tjera që mund të gjeni në faqen ReanAmour në Instargam dhe Facebook

/Konica