“Publiku i viteve ’90 ishte shumë artdashës…”

“Publiku i viteve ’90 ishte shumë artdashës…”

88
0
SHPËRNDAJE

Dje ishte nata e fundit e operas “Peshkatarët e perlave” që u vu në skenë nga soprano Inva Mula, e cila gjithashtu performoi ditën e diel. Kjo vepër operistike u ngjit në skenë pas 27 vjetësh, ku asokohe interpretuan Inva Mula dhe Kastriot Tusha në rolet e Lejlas dhe Nadirit.

Pas eksperiencës së gjatë në shumë skena botërore, ajo vendosi ta risillte serish këtë vepër të Georges Bizet, i cili e shkroi kur ishte vetëm 25 vjeç. Krahas interpretimit, Inva kësaj radhe erdhi dhe në rolin e regjisores dhe rrëfeu për Konica.al emocionet, vështirësitë dhe lodhjen që përjetuan gjatë gjithë kohës së provave, deri ditën e shfaqjes.

Opera u mbajt në datat 22,23, 24 në Pallatin e Kongreseve, ku për tri ditë interpretuan emra të njohur të skenës shqiptare si sopranot Simona Karafili, Ramona Tullumani dhe baritoni Armando Likaj.

Për herë të parë në këtë skenë u ngjitën dhe emra të njohur të skenës botërore si solisti turk i Teatrit të Operas dhe Baletit të Turqisë, Caner Akin, solisti bullgar i Teatrit të Operas dhe Baletit në Bullgari, Hrisimir Damyanov dhe dirigjenti francez Zherar Akoka. Libreti i operas me tri akte u shkruajt nga Michel Carre dhe Eugene Cormon.

Kjo vepër është një nga më përfaqësueset e repertorit operistik botëror, i cili ruhet sot në fondin e jashtëzakonshëm të historisë së vënieve në skenën e TKOBAP.

Inva risolli në memorie emocione dhe ndjesi akoma dhe më të mëdha se herën e parë, duke rrëfyer punën e palodhshme dhe mikpritjen e publikut.

Mjaft peripeci, handikape, problematika që u zgjidhën nga vetë ajo dhe ngritja nga 0 e çdo detaji, janë disa nga rrëfimet e saj, që do t’ju bëjnë ta dashuroni akoma më shumë këtë artiste.

Më poshtë keni mundësi të ndiqni intervistën ekskluzive të sopranos me famë botërore Inva Mula, e cila shprehu mendimet dhe përjetimet e saj mbi këtë shfaqje.

/Konica