Ishte urdhër sllav ! edhe sot është urdhër sllav .

Ishte urdhër sllav ! edhe sot është urdhër sllav .

2042
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

“Ka fshatra serbësh që nga mënyra se si jetojnë merret vesh se ishin shqiptarë, duke shtuar se qëllimi i misionarëve rus ishte që t’i ofronin shqiptarët myslimanë më shumë me serbët dhe t’i largonin nga katolikët “- shkruan Ibrahim Kadriu  . E vërtetë ! Por , këtë  saktësi nuk mund ta pranonim se ishim të mashtruar .

Fatkeqësia më e madhe e jona , si shqiptar që jemi është se jemi në tri-katër fe; mirëpo ishte fati i madh që sy qeltësia shqiptare  e bënte të vetë dhe ne jetonim në harmoni fetare . Pra ne dinim që fatkeqësinë tonë ta shndërronim në virtyt kombëtar, virtyt i cili ishte një therrë në sy të armiqve.

Ibrahim Kadriu me plotë përgjegjësi  shkruan se misionarët rusë e shfrytëzuan naivitetin  dhe  analfabetizmin e shqiptarëve për qëllime të tyre . Ai flet nga ato të gjeturat e tij me fakte . Pos sot ?  Sa jemi të vetëdijshëm që edhe sot e kësaj dite punon e njëjta strategji dhe i njëjti sistem rus? Dhe sot , nuk jemi analfabet !

Ne ishim ashtu si e lakmonte Vuk Kararaxhiqi virtytin shqiptar : ai ,për shqiptarët thoshte … “Shqiptarët në këtë drejtim janë shembull më i afërt se sa Hungarezët e Gjermanët; Ata (Shqiptarët) janë të ritit perëndimorë (e mund të ketë ndoshta edhe të ati lindorë), por të gjithë thirren shqiptarë, dhe të themi se në mes veti pakë urrehen, mirëpo para të huajve sillen si vëllezër, po si të ishin të një riti, dhe po të ishte një i ritit turk (mysliman) për një shqiptarë do të mbyste dhjetë turq edhe po qe ai shqiptarë i ritit krishterë, sikurse një shqiptar i ritit krishterë që do ti vriste dhjetë italian për një shqiptarë të ririt turk. “

Për ne shkruanin :“Është kulturë e tyre (e shqiptarëve). Ndokush që paraqitet para derës së tyre, i strehojnë nga rreziku. Qoftë edhe armiku i tyre vdekjeprurës.”  (Stu Huck, Aspen Time, 2012)

Turqit e dini të vërtetën tonë gjenetike ““Shqipëtarët, këta tigrat e luftrave malore… kanë si rrebelimin e tyre fetarë. Edhe luftëtari i tyre më i keq është njëri nga më të fortit dhe më trimi në fushëbetejë, sikur të ishte një kalorës legjendar mbi kalë. Por ai nuk ka kalë, as armët e duhura për betejë. Në vend të kalit, ai ka një shtizë e cila qëllon si rrufe, i ka shtiza pikat e të cilave përplot helm sikur kafshimi i bletës, ai ka gjithashtu hark druri dhe disa shigjeta. Për më tepër, ai është më i fortë se çeliku…(Ibn Kemal, historian otoman  (1468-1536))

Për deri sa sllavët e mendojnë dhe e organizojnë  ,Faik Konica këshillonte : “Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare.

Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm. (Albania 2, 1907).

Sllavët në bashkëpunim me turqit  na i sollën një mijë të këqija  sepse “Turqit turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ [të të njëjtit brum]. Në tërë perandoritë që kanë ekzistuar a ekzistojnë, janë gjendur në kombin sundues mendje bujare për të marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara. Po a mund të përmendet që prej katër shekujsh qoftë edhe një fjalë e vetme e një turku të vetëm në favor të Shqipërisë? Kjo fjalë vërtet do të meritonte në këtë rast të shkruhej e gdhendur mbi një pllakë bronzi dhe të varej në muret e klubeve tona popullore si një relikte kurioziteti. Turqit na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121 , nr 12, 1909).

Sllavët dikur , sllavët sot mundohen  për të keq tonë” “Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni..” ( FK )

Sllavët me turkun së bashku “ Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”. (Vepra 3, f. 269).”

Vetëm nëse  i themi vetvetes :”Ç’ka të bëjë myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të. (Albania 2, 25 prill 1897).” … vetëm atëherë nuk i pi sllavit ujë propaganda shekullore kundër nesh

Javën e shkuar pashë një ëndërr që s’harrohet. M’u shfaq një grua e hollë, e gjatë, plot me hije fisnikërie, ndonëse e veshur me rrecka. Unë, pa vënë re varfërinë e veshjes së saj, dhe duke marrë me mend sa e bukur do të dukej sikur të ishte e veshur me mëndafshe, u ngrita me respekt dhe iu fala.

– “Zonjë, i thashë, cila jeni Fisnikëria Juaj dhe pse dukeni kaq e mallëngjyer dhe e ngrysur?”

– “Unë – tha – jam gjuha shqipe, dhe më sheh kështu të hidhëruar nga mundimet që heq dhe nga rreziqet që më rrethojnë”. – “Zonjë, mos rrini më e ngrysur: sa të jemi ne të gjallë, dhe sa të jenë të gjallë të tjerë si ne… dëshirojmë, Nëno, të të shohim të buzëqeshur”. (Maj 1925, Vepra 3, f. 373-374).. shkruante Faik Konica.

“Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit ‘  prandaj  mos t`ia kini besën sllavit !

“Kazimir Olenko paraqitej si mulla Adnani. E me hyrjen e forcave serbe në Prizren, më 1912, Olenko kishte lënë Xhaminë për të shërbyer në të tjera anë. Kadriu ka thënë se rusët kanë shfrytëzuar naivitetin shqiptar për të shpërndarë ideologji.” Ruset po e shfrytëzojnë edhe stopo të njejtën metodë.

Lexoni shqiptar , e vërteta qëndron në mashtrimin tonë .