BBC-ja sheh një industri fitimprurëse nga një frut i Përmetit

BBC-ja sheh një industri fitimprurëse nga një frut i Përmetit

536
0
SHPËRNDAJE

Sipas një artikulli të BBC-së, glikoja e arrës, pavarësisht se është një pjatë festive, është në rrezik të zhduket, duke qenë se gjeneratat e reja shfaqin gjithnjë e më pak interes për gatimet tradicionale dhe për shkak se arrat rriten në zona të egra dhe është e vështirë gjetja e kokrrave të arrave për prodhimin e glikosë.

Përmeti, ky rajon në jug të Shqipërisë, njihet për nivelet e ulëta të punësimit dhe emigrimin e lartë , por në qoftë se kjo recetë e veçantë shndërrohet në një industri të vogël, ajo mund të ndryshojë të ardhmen e njerëzve dhe do të shërbejë për të mbrojtur një traditë në rrezik për t’u harruar.

Glikoja e arrës është një ëmbëlsirë e bërë nga arra e papjekur dhe shurupi i sheqerit.  Glikoja shërbehet në festat familjare për të mirëpritur mysafirët në shtëpi.

Ark of Taste është një katalog ndërkombëtar i ushqimeve tradicionale në rrezik për tu zhdukur i lëvizjes globale Slow Food. The Ark është projektuar për të ruajtur ushqimet që janë prodhuar në mënyrë të qëndrueshme, unike në shije, dhe pjesë e një rajonit./KosovaPost.net/

LEAVE A REPLY