Shnosh e Mirë – emisioni për një jetë të shëndetshme

Shnosh e Mirë – emisioni për një jetë të shëndetshme

153
0
SHPËRNDAJE

‘Shnosh e Mirë’ është një iniciativë ndryshe nga ato që janë parë më herët në Kosovë dhe synimi i saj është i dyfishtë: promovimi i të ushqyerit të shëndetshëm si dhe edukimi i opinionit publik për receta të reja të ushqimit.
Në linjën e njëjtë të të menduarit si më sipër, iniciuesit e projektit kanë konceptuar këtë emision televiziv i cili synon të arrijë objektivat si më poshtë:

Informimi i publikut për mënyra alternative të të ushqyerit. Duke prezantuar konceptet e reja që për shumicën dërrmuese të publikut, ‘Shnosh e Mirë’ synon të sfidojë praktikat e deritanishme dhe të vjetruara të të ushqyerit/gatimit, që praktikohen gjerësisht.

Shëndeti i përmirësuar i konsumatorëve është qëllimi i dytë i këtij projekti. Përmes të ushqyerit të shëndetshëm dhe përdorimit të përbërësve që kanë ndikim pozitiv tek konsumatorët, ‘Shnosh e Mirë’ synon të përmirësojë gjendjen shëndetësore të audiencës së vet. Mjekësia moderne na lë të kuptojmë se të ushqyerit ka një rrol tejet të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe në rast se nuk përdoret si preventivë ndaj sëmundjeve të ndryshme (me ushqim të shëndetshëm), mund të jetë burim i shumë sëmundjeve moderne (problem kardiake, kolesteroli, obesiteti, etj.).

Këshilla të ndryshme nga nutricistja profesionale që do të kenë për qellim informimin e popullatës mbi vlerat ushqyese si dhe ndikimin e ushqimit në shëndetin tonë. Kjo do të jetë një rubrikë shumë e rëndësishme e këtij programi, i cili asnjëherë më parë nuk është paraqitur në një kësi lloj formati.

Informata nga trajnuesja profesionale të cilat do t’i japin një vlerë fundit të emisionit. Këto informata kanë te bëjnë me ushtrime të ndryshme fizike, për të cilat kohëve të fundit kërkesa është shtuar ndjeshëm. Të gjitha këto ushtrime fizike janë të kohës së fundit dhe do të transmetohen me anë të një video të shkurtër dhe do të përcillen me një intensitet të fuqishëm në të gjitha rrjetet sociale e më gjerë. Këto ushtrime fizike do të mund të realizohen nga shikuesit në shtëpitë e tyre por edhe në palestra.

LEAVE A REPLY