Tahiri: Parlamenti nuk e vuri “ujin në zjarr” për kërkesën time, tani...

Tahiri: Parlamenti nuk e vuri “ujin në zjarr” për kërkesën time, tani vuani pasojat!

217
0
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duket se është prekur pas publikimit të videos makabre, ku një i ri në Kuçovë masakronte një qen. Ai kujton me anë të një statusi në Facebook, se thuajse një vit më parë kishte propozuar një pr/ligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna, por Parlamenti nuk e ka vënë “ujin në zjarr”.

“Një rracë e re dhunuesish po rritet. Sot me një qen, nesër me një shok a familjar, e kështu pa mbarim. Thuajse 1 vit më parë, propozova një pr/ligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna, por Parlamenti nuk dëgjon.

 

Më mbetet ta risjell përsëri në vëmendje, me shpresen se të gjithë ata që nga kjo e sotmja jane neveritur e frikësohen nga e ardhmja, të gjejnë kohë të bëhen bashkë e të detyrojnë parlamentin të marrë në shqyrtim e të miratojë një ligj për të ndalur perfundimisht masakrën ndaj kafshëve”, shkruan ai.

22221544_10214802200268967_6285361892411804425_n 22221680_10214802200428971_3219400740616833379_n 22221793_10214802200388970_6693304755327864839_n 22221952_10214802200308968_2865475972769975385_n