Ahmet GJANAJ – kam shpejtuar dërgimin e projekt-rezolutës për njohjen e genocidit...

Ahmet GJANAJ – kam shpejtuar dërgimin e projekt-rezolutës për njohjen e genocidit të Çamëve deputetëve të partive demokratike të Parlamentit evropian

171
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Ahmet GJANAJ

Duke parë insistimin e Greqisë për të manovruar kundër Shqipërisë dhe Shqiptarëve, kam shpejtuar dërgimin e projekt-rezolutës për njohjen e genocidit të Çamëve deputetëve të partive demokratike të Parlamentit evropian.

Projekt-rezoluta që kam filluar ta fus në proçedurë në Parlamentin e Brukselit, ua kam dërguar sot të gjithë deputetëve të partive demokratike të Parlamentit evropian me e-mail, me ca ndryshime të vogla për ta adaptuar për Parlamentin evropian me mesazhin që vijon.

Ky mesazh do të jetë dhe informues për deputetët evropian se besoj se shumë pak e njohin sjelljen e Greqisë ndaj Shqiptarëve dhe po ashtu u kërkoj që ta fusin gjithashtu në proçedurë. Sigurisht se përpjekjet e mia do të vazhdojnë gjithashtu për t’i sensibilizuar ca deputetë që ta marrin përsipër për ta paraqitur në nivelet e ndryshme Rajon, Belgjikë, Evropë.

I inkurajoj të gjithë politikanët, shoqatat, grupet e ndryshme në të gjitha vendet e Evropës dhe të Amerikës që t’ua paraqesin personave me ndikim politik që ta fusin në proçedurë në Parlamentin e tyre :

I/E Nderuar Deputet(e),

Bashkangjitur do të gjeni një projekt-rezolutë mbi genocidin e tmerrshëm që u zhvillua në 1944 në veriperëndim të Greqisë aktuale në një rajon të populluar atëherë me 90 % shqiptarësh, Çamëria.

Është e vërtetë se Greqia është një anëtare e Bashkimit Evropian, por megjithatë është po aq e vërtetë se do të duhet, një ditë apo një tjetër, që të përballet me të kaluarën e saj të fshehur deri më tani. Për arsyet e mëposhtme, kjo bëhet dhe më urgjente :

Ballkani ka qenë gjithmonë një fuçi baruti dhe nëse nuk i kushtojmë vëmendje, ky gadishull rrezikon të kthehet përsëri në një vatër konfliktësh që rrallë herë është kufizuar lokalisht.

A e dini se më 7/11/2016, Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos lançoi ushtrime ushtarake në kufi me Shqipërinë dhe në atë rast, i veshur me uniformë ushtarake, kërcenoi Shqipërinë (e cila është gjithashtu anëtare e NATO-s), duke i kujtuar se Greqia është shumë më e fuqishme ushtarakisht dhe se ka dhe armë të mjaftueshme dhe moderne ?

A e dini se Greqia paguan me mijëra pensione për banorë të Shqipërisë, të cilët nuk i përmbushin kriteret (nuk kanë mjaftueshëm apo asnjë ditë pune në Greqi) për të pretenduar një pension nga Greqia. Ata i paguan vetëm për t’i përdorë për zgjedhjet në Shqipëri për t’i detyruar ata që të votojnë për partinë e pakicës greke që përpiqet të vëjë dorë mbi jugun e Shqipërisë ? Kushton miliona euro çdo vit për qëllime krejtësisht territoriale që janë gjithashtu një faktor që shpjegon krizën financiare të Greqisë!

A qe dini se Greqia përdorë statusin e saj të vendit evropian për të kërkuar vazhdimisht që Shqipëria të respektojë të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. Një pakicë numri i të cilës po rritet vazhdimisht, kuptohet në mënyrë krejt artificiale, dhe që Greqia e përdorë duke paraqitur gjëndjen e saj socio-ekonomike si një shenjë të diskriminimit të saj. Duhet pasur parasysh se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe se popullsia e saj ka një GDP për frymë prej 4,146.00 $ kundrejt 34.341,00 $ për mesatarën e vendeve të BE-së. Prandaj, e gjithë popullsia vuan nga kushte të mjerueshme socio-ekonomike, jo vetëm popullata me origjinë greke. Pastaj, nëse i njihni mjaftueshëm shqiptarët, do ta kuptoni shumë shpejt se në përgjithësi nuk bëhet asnjë trajtim diskriminues në Shqipëri në lidhje me pakicën greke. Ndërkohë, Greqia, e cila ka pakica të rëndësishme në territorin e saj, ende nuk e ka ratifikuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Minoriteteve.

A e dini se Greqia, e ka kërcënuar Shqipërinë se do ta përdorë veton e saj kundër hapjës së negociatave për të hyrë në BE në qoftë se ajo nuk përmirëson akoma më shumë të drejtat e minoritetit grek (ndërtim shkollash të reja greke kudo, shumë më tepër se numri i nxënësve me origjinë greke dhe përpjekjen për ta zyrtarizuar gjuhën greke në jugun e Shqipërisë) dhe varreza të reja për të ashtuquajturit “ushtarët grekë” të rënë në luftën italo-greke në 1941-1943. Duhet të theksohet këtu se Shqipëria ka dhuruar më parcela të mëdha për varreza në jug të Shqipërisë për “ushtarët grekë” dhe që për të mbushur varret e këtyre varrezave të “ushtrisë greke” në vjeshtë të vitit 2010, varret e varrezave të lokalitetit të Boboshticës u përdhosën dhe eshtrat e të vdekurve shqiptarë të këtij lokalitetit u zhvendosën dhe u përdorën për të mbushur varrezat e varrezave të “ushtarëve grekë” duke arritur një makabritet të pakrahasueshëm dhe një skandal të paparë. Greqia kërkon që të ketë dhe 8.000 vende më shumë në dispozicion për eshtrat e këtyre ushtarëve që thonë se kanë vdekur në Shqipëri. Ndërkohë, një komision i posaçëm pati vlerësuar se të rënët grekë në Shqipëri ishin gjithsej 2.250 veta, që do të thotë përafërsisht numri i vendeve që janë dhënë më për varrezat e tyre. A nuk do të mund t’i riatdhesojnë ata në Greqi ? Jo sepse objektivi është paraqitja e jugut të Shqipërisë si një vend i mbushur me varre grekësh dhe bashkë me veprime të tjera që ta kolonizojnë jugun e Shqipërisë.

A e dini se gati 800.000 shqiptarë punojnë në Greqi në kushte që shpesh janë shumë të këqija, duke vuajtur nga diskriminime të përditshëm të grekëve ? Kur hynë në Greqi, ata i detyruan të ndryshonin emrin dhe mbiemrin katolikë apo muslimanë për t’i bërë që të dukën ortodoksë dhe me prapashtesën greke, që t’i asimilojë sa më shpejt që t’i përdorin në ndonjë ditë me qëllim që të zgjerohen në jug të Shqipërisë.

A e dini se një numër i konsiderueshëm emigrantësh që janë kapur në kufi gjatë kalimit të kufirit, janë torturuar nga policia greke pa u shqetësuar asnjëherë nga sistemi i drejtësisë, aq më pak nga Evropa ?

A e dini se, gjatë trajnimeve të ushtrisë greke, shpesh ndodh që ushtarët të këndojnë kore raciste ndaj Shqiptarët dhe kërcënime me vdekje shqiptohën kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë ?

A e dini se Greqia ndërhyn rregullisht në punët e brendshme të Shqipërisë ? Ndodh shpesh që njerëz që duan t’i shpëtojnë dënimit për prishjen e ndërtimeve të tyre pa leje, paraqitën sikur janë pjestarë të minoritetit grek. Në përgjithësi, Greqia i ka vënë vetes detyrë që të reagojë kundër autoriteteve shqiptare që pastaj t’i regjistrojë këto persona si persona të pakicës greke. Në mënyrë të përgjithshme, përfaqësuesit e Greqisë në Shqipëri ndërhyjnë në të gjitha llojet e konflikteve dhe organizojnë aktivitete me karakter nacionalist, të cilat as nuk e respektojnë fushën e kompetencës së tyre si diplomatë.

Duke parë se nuk do të jetë e mundur për Greqinë dhe grekët që të kapërcejnë këtë qëndrim arrogant prej neo-kolonialistëve, duke parë këmbënguljen e përditshme të Greqisë për të përdorur statusin e saj si shtet evropian për ambiciet e saja territoriale, duke marrë parasysh acarimin e popullsisë shqiptare kundër këtyre ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe sjelljen arrogante e dashakeqëse, duke marrë parasysh se Greqia nuk mund të vazhdojë të nëpërkëmbë një popull të tërë aq më shumë duke vepruar sikur të kishte mandatin e Evropës për këtë dhe sigurisht duke marrë parasysh genocidin mbi popullatën Çame, shoqata jonë ka vlerësuar si tepër të nevojshme të ju dërgojë këtë projekt-rezolutë.

Ne besojmë se sjellja arrogante e Greqisë është ushqyer për shumë vite nga mos njohja e genocidit që ka shkaktuar dhe që i ka çuar grekët që të zhvillojnë një kompleks dhe një prirje të papranueshme raciste, në veçanti ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë!

Ndaj ju ftojmë që ta merrni në konsideratë duke e futur në proçedurë. Ndjehuni të lirë ta përdorëni sikur do ta gjykoni më mirë.

Duke ju falenderuar përzemërsisht për mundimin që keni marrë që ta lexoni dhe vendimin e drejtë që do të merrni për ta paraqitur këtë projekt-rezolutë dhe për ta futur në proçedurë.

5 tetor 2017,

Ahmet Gjanaj
Députeti i Brukselit