Marrëveshjet ndërkombëtare u hartuan dhe u miratuan mbi shkeljen e së drejtës...

Marrëveshjet ndërkombëtare u hartuan dhe u miratuan mbi shkeljen e së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar!

223
0
SHPËRNDAJE

“Marrëveshjet ndërkombëtare u hartuan dhe u miratuan mbi shkeljen e së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, duke mos njohur aktin juridik të 28 nëntorit të vitit 1912, prandaj vendimet e tyre janë të paligjshme ndërkombëtarisht dhe duhet të shpallen të tilla nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, përkatësisht nga Komiteti Special për Dekolonizim (i themeluar në vitin 1962 nga Asambleja e Përgjithshme), sepse çështja shqiptare është çështje koloniale.

Në vitin 1990, Asambleja e Përgjithshme shpalli 1990-2000 si Dekadën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Kolonializmit dhe miratoi një Plan të Veprimit.

Poashtu, në vitin 2001, u shpall Dekada e Dytë Ndërkombëtare për Zhdukjen e Kolonializmit, ndërsa në vitin 2011, u shpall 2011-2020 si Dekada e Tretë Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Kolonializmit, prandaj në kuadër të Dekadës së Tretë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të shpallë një Konferencë Londër 2, ku duhet të anulohen vendimet e mëparshme antishqiptare dhe duhet njohur e drejta e kombit shqiptar për dekolonizim dhe të drejtën për vetëvendosje të shprehur më 28 nëntor 1912.” – Tahir Veliu, PLATFORMA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR, Shqipëria e Bashkuar.AL, Tiranë, 2016, fq. 22, 23