Historike: Më në fund, kauza shqiptare bashkoi liderët shqiptarë në Maqedoni (Dokument)

Historike: Më në fund, kauza shqiptare bashkoi liderët shqiptarë në Maqedoni (Dokument)

1765
0
SHPËRNDAJE

Shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit të 11 dhjetorit u futën të përçarë në pesë subjekte politike dhe kjo e shtoi dëshpërimin e shqiptarëve se edhe këto zgjedhje nuk do të ndryshojnë asgjë.

Prej pesë subjekteve, katër arritën të marrin deputetë. BDI fitoi 10 deputetë, Lëvizja Besa fitoi pesë deputetë, Aleanca për Shqiptarët fitoi tre deputetë kurse PDSH e Menduh Thaçit fitoi dy deputetë.

Pas zgjedhjeve u shtuan dyshimet se kush me kë do të futet në Qeverinë e re të Maqedonisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i thirri në takim të veçanta të gjithë kryetarët e partive të Maqedonisë.
Më vonë, më 29 dhjetor të gjithë së bashku u bashkuan në një tryezë të përbashkët së bashku me Ramën dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
U tha se u prezentua një draft marrëveshje të cilin duheshte ta shqyrtojnë të gjithë partitë politike dhe pastaj të japin vlerësimet e tyre.

Ndërkohë, të gjithë kryetarët e partive shqiptare u takuan edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me të cilin gjithashtu kanë biseduar për të dalë me një qëndrim të përbashkët, që do të bënte histori.

Gjergj Fishta kishte thënë ”Më lehtë është me mbledh një thes me pleshta se t’i bashkosh dy shqiptarë”

Por historia e shqiptarëve të Maqedonisë ndodhi sot, më 7 janar të vitit 2017.
Politikanët shqiptarë të Maqedonisë, ndërmorrën një hap shpresëdhënës për avancimin e statusit politik e social të qytetarëve shqiptarë në këtë shtet. Pas shumë vitesh të ndarjes dhe bindjes ndaj liderëve maqedonë, më në fund u bashkuan duke vënë në plan të parë interesin e qytetarit shqiptar.
BDI, PDSH, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa mbështetën njëzëri një deklaratë ku përfshihen të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë, që nuk ishin plotësuar deri tani./telegrafi.com/