Labirinti rrethor i Smirës, përfytyrim Dardan i ciklit të jetës!

Labirinti rrethor i Smirës, përfytyrim Dardan i ciklit të jetës!

2792
0
SHPËRNDAJE

​Labirinti Rrethor i Smirës është përfytyrim Dardan i ciklit të jetës dhe i rendit kozmik. Labirinti unik është i qarkut të mbyllur dhe shihet si Gjeometri e #Shenjtë, e cila përcjell frymë të veçantë dardane dhe përmban identitetin #Dardan.
Skema ikonografike në përgjithësi shpreh nivel të lartë të botëkuptimeve filozofike – religjioze dardane. Paraqitja e konceptit të treshit paraqet formulën e krijimit të tri botëve të paramenduara dardane: botës tokësore, botës së nëndheshme dhe botës qiellore.
Labirinti është skalitur në monumentin epigrafik të përkushtuar Hyjneshës Dardane, të zbuluar në Smirë të Vitisë.
Mbi të është e vendosur hardhia e rrushit dhe nën të gjethe lerthi bashkë me nyjën profilaktike, e cila mbron hyrjen në labirintin e jetës. #Monumenti prej mermerit vendor është përpunuar në të katër faqet dhe përmban edhe një labirint katror dhe dy tekste identike, me përkushtim Kryehyjneshës së panteonit dardan. Sipas palës së konsujve në tekst, kjo është punuar në vitin 211