Ishte më i miri në fushë kundër Italisë, Grezda bën gati kalimin...

Ishte më i miri në fushë kundër Italisë, Grezda bën gati kalimin te klubi i madh i Serisë A

1042
0
SHPËRNDAJE

Mesfushori gjakovar, Eros Grezda ishte padyshim një prej lojtarëve më të mirë për Shqipërinë në takimin e djeshëm kundër Italisë ku humbëm me rezultatin 0-1. Paraqitja e tij ishte me të vërtet fantastike aq sa e komplimentuan edhe kundërshtarët në fundin e ndeshjes.

Futbollisti i cili aktivizohet te Osijek në Kroaci vuri disa herë në vështirësi Bufonin me gjuajtjet nga distanca, detyroi Kielinin të merrte karton të verdhë dhe bëri disa kalime spektakolare në krahun e majtë të sulmit, aq sa detyroi Venturën të zëvendësonte Darmian me Zapakostën në krahun e djathtë të mbrojtjes.

grezda

Në stadiumin “Loro Boriçi” mbrëmjen e djeshme kishte menaxherë të ndryshëm për të vëzhguar lojtarët në fushën e lojës, shkruan “Vipsport.al”. Por, ata të Xhenoas ishin pikërisht për të parë nga afër Eros Grezdën. Me këtë paraqitje, shqiptari i talentuar mund të bëjë hapin e madh në karrierë për të luajtur në Serinë A.