E frikshme/ Tifozi i Izraelit futet në fushë me thikë dhe sulmon...

E frikshme/ Tifozi i Izraelit futet në fushë me thikë dhe sulmon Iscon

139
0
SHPËRNDAJE

Spanja fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultarin 1-0 në Izrael, ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”, por, pas ndeshjes ka ndodhur një episod vërtet i rrezikshëm.

Pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, gjashtë tifozë izraelitë hynë në fushë dhe njëri prej tyre i është afruar mesfushorit të Spanjës, Isco-s. Sipas “The Times of Israel”, tifozi në fjalë mbante një thikë në dorë, e cila i ra në fushë.

spanje

Forcat e sigurisë arritën ta neutralizonin, ndërsa nuk është dhënë ende asnjë shpjegim se çfarë kishte në mendje tifozi që mbante thikën në dorë.  Isco ka shpëtuar për fat.