Eleminatoret përfunduan, por kombëtarja bëhet gati për dy ndeshje të mëdha

Eleminatoret përfunduan, por kombëtarja bëhet gati për dy ndeshje të mëdha

435
0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare i mbylli me sukses eleminatoret e botërorit “Rusi 2018” pasi u rendit në vendin e tretë në grupin G poshtë Spanjës dhe Italisë. Gjithsesi tani që ndeshjet përfunduan, ekipi kuqezi do bëjë pak pushim, përveç Panuçit.

Tani nis puna e tij e vërtetë pasi duhet të përgatisë ekipin për eleminatoret e ardshme të europianit. E nisur nga kjo, ai duhet të shikojë vazhdimisht gjendjen e ekipit. Për këtë arsye, Shqipëria do zhvillojë dy takime miqësore gjatë muajit nëntor.

21768357_1409034392529119_3649438127646238843_n

Deri më tani është zbuluar ekipi i parë që kombëtarja mund të ndeshet në një miqësore. Bëhet fjalë për kombëtaren e Norvegjisë, e cila mund të luhet në datën 9 ose 14 nëntor edhe pse ende nuk është zyrtarizuar.

Po gjatë këtij muaji thuhet se do luhet edhe një tjetër miqësore, por ende nuk është zbuluar emri i ekipit apo data se kur do luhet ndeshja e dytë. Ditët në vijim do jetë FSHF që do zyrtarizojë takimet dhe datat se kur kombëtarja do zbresë sërish në fushë për të luajtur miqësoret.