Cana na bën të qajmë, ky është mesazhi i tij emocionues për...

Cana na bën të qajmë, ky është mesazhi i tij emocionues për të gjithë shqiptarët

263
0
SHPËRNDAJE

Lorik Cana dje i dha zyrtarisht lamtumirën kombëtares shqiptare, ashtu si edhe futbollit të luajtur. Çasti emocionues i shkelmimit të topit ndodhi para ndeshjes Shqipëri-Itali në “Loro Boriçi”.

Sot ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke falenderuar të gjithë për mbështetjen ndër vite. Fjalët e tij janë me të vërtetë emocionuese.

Të nderuar miq, vëllezër e motra! Do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme, miqtë e mi, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkëpunëtorët, tifozët dhe çdo shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve të karrierës sime sportive.

Cana

Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje. Zoti ju ruajttë juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë të dashur! FALEMINDERIT për të gjithë Ju! Me respekt, i Juaji, Loriku”.

Kaq ishte, tifozë kuqezi! Një legjendë është pjesë e historisë.