TIRANA DHE POLITIKA SHQIPTARE NË IRMJ!

TIRANA DHE POLITIKA SHQIPTARE NË IRMJ!

341
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Sulejman Abazi

Nuk kemi arësye ta shikojmë ndryshe këtë veprim dhe qëndrim.
Nuk është roli vendimtar i ndikimit nga Tirana zyrtare, se sa arritja dhe pjekja e kushteve dhe faktorëve politikë, social dhe ekonomik të para në rrafshin kombëtar brenda jetës së popullsisë shqiptare në IRMJ.
Kanë qenë të mjaftueshme 15 vite pas degradimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjithë pasojave që ranë në shpinë të shqiptarëve, për ta sjellë situatën politike drejt rrugëzgjidhjeve të reja.
Ky ishte vet momenti për t’i thënë NDAL revanshit ultranacionalist dhe racist maqedon, për të cilin klasa politike e shqiptarëve në IRMJ, me mbështetjen e intelektualëve atdhetarë, të kërkonte një rrugë të re për t’i dhënë hapësira më të sigurta demokratizimit të jetës qytetare, për t’i hapur rrugën ndëshkimit të krimit dhe të kriminelëve, për t’i hapur rrugën reformave të thella deri kushtetuese, që më në fund IRMJ të orientohet drejt boshtit perëndimor. Deri tani kjo situatë po funksionon në favor të shqiptarëve. Ndihma dhe mbështetja vllazërore e shqiptarëve dhe politikanëve në Republikën e Shqipërisë me këtë rast, është një faktor i jashtëm, jo kryesor, por që i jep një mbështetje morale e politike shumë të madhe vullnetit politik të partive shqiptare në IRMJ për ndryshim.
Le ta shikojmë këtë bashkërendim qëndrimesh në politikë si një ogur të mirë në planin e mbrojtjes tërësore të interesave kombëtar të shqiptarëve në rajon. Urojmë vecanërisht për BDI-në, që të mos zhgënjej oponionin dhe politikën shqiptare, të mos përkulet para presioneve të shëmtuara të VMRO-DPMNE, për të risjellë në skenën politike një kriminal antishqiptar si Nikolla Gruevski, dhe ta zhysë përsëri IRMJ në rrugën e regresit politik dhe social ekonomik. Faleminderit.
Tiranë më 11/01/2017.