Etimologjia e fjalës “Shtrungë @ Strugë” – Gjuha shqipe origjinaliteti...

Etimologjia e fjalës “Shtrungë @ Strugë” – Gjuha shqipe origjinaliteti i saj!

1058
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Mili BUTKA

Kjo fjalë në pamje të parë të jep përshtypjen e një fjale të zakonshme, madje ndoshta e re në fjalorin e shqipes – por jo nuk qëndron e tillë.

Tek asnjë gjuhë tjetër e vjetër apo e re qoftë ajo, nuk mund ta gjejmë këtë fjalë kaq fort kuptimplote, bindëse, si në gjuhën shqipe, deri në origjinën e saj, burimin nga ku rrjedh kjo fjalë – prejardhja e saj

Sigurisht sinonime të fjalës shqipe “shtrungë” ekzistojnë në gjithë gjuhët e tjera, europiane ose jo të tilla por ato thjeshtë janë një opsion, përafresë të kuptimit të saj prijës (primar) dhe krejt të pa origjinë krijuar ashtu në rrugë e sipër të pathemelta.

Ku qendron sekreti, bukuria, origjinaliteti i kësaj fjale të pastër, e veçantë gjithashtu e gjuhës baritore shqipe?

“Shtrungë” do të thotë;“rrugë” e ngushtë, shtrënges, e shtrënguar “udhë”  (ull-ë, urrë, urdhër) pra një “shteg” i ngushtë përpara vathës së bagtive të imta ku ato janë të detyruara të kalojnë një nga një, për tu mjelë më pas nga bariu i tyre

Pra kemi të lashtën fjalë shqipe: – rrënjën bashtingëllore të pandryshueshme e cila na jep emërtimin (Strrugë – Struga – shqiptaro/maqedonase) dhe sigurisht dhe fjalën tonë që po trajtojmë “Shtrungë”

Tek shqipja gjuhë kjo e lashtë PIE vlerësuar ajo, gjejmë edhe fjalën tjetër po aq specifike lidhur ngushtë për sa thamë më sipër ajo është fjala “” ose “” prej të cilave përsëri në vizionin tonë shfaqen si një “rrugë” e ngushtë, e gjatë, mundësisht e drejtë, nga ku mundësohet Transporti a po tranziti i mjeteve apo çfardo llojë lëvzjeje gjallesash, etj.bariu

Eshtë gjuha shqipe krejt e veçantë specifike e cila ndërton fjalët e saj të hershme prej hershmërisë së saj mbi rrënjët njërokshe, si asnjë gjuhë tjetër

Të kërkosh pikërisht këtë fjalë “shtrungë” – rrugë e ngushtë, e ngucur -Strugë -shtrungë, tek gjithë gjuhët e tjera në përdorim zor se do e gjeni fare atë, por nëse ekziston ajo nuk ka të njëjtën formë ndërtimi si tek gjuha shqipe dhe do i duhen më shumë se një fjalë e vetme për ta zëvendësuar atë.