Gazetari i kronikës së zezë jep detaje: Masakra në Lushnje sapo ka...

Gazetari i kronikës së zezë jep detaje: Masakra në Lushnje sapo ka filluar

86
0
SHPËRNDAJE

page

I ftuar në “Opinion” gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka dhënë disa deklarata tronditëse mbi masakrën që ndodhi pasditen e djeshme në mes të qytetit të Lushnjes.

Ai është shprehur se kanë qenë 4 autorë, tre prej të cilëve dolën nga makina me kallashë në duar, e njëri prej tyre qëndronte në makinë.

Ekzekutorët kanë ecur 10-15 metra drejt të rinjve të cilët i kane gjetur në bar-kafe dhe kanë hapur zjarr në mënyrë barbare.

Hoxha u shpreh se asnjë prej djemve nuk ka qenë shënjestra e atentatit, por ishte vetëm fillimi i një masakre të ngjashme me atë të familjeve Çapja-Çela në Elbasan.