Një vajzë filipinase ka mrekulluar publikun e Dubait me këngën arbëreshe “Moj...

Një vajzë filipinase ka mrekulluar publikun e Dubait me këngën arbëreshe “Moj e bukura more”

5704
0
SHPËRNDAJE

Një vajzë filipinase ka mrekulluar publikun e Dubait me këngën arbëreshe “Moj e bukura more”.

Shumë persona ende pa e klikuar butonin “play” kanë vënë në dyshim shqipen e saj, por do të shikoni që shqipja e filipinases është shumë e pastër, e nuk ndryshon nga ajo e shqiptarëve. “Le Ghie” ka performuar live në koncertin madhështor “Comedi Junction”, që mbahet në Dubai.

Paraqitja e saj në skenë ka bërë bujë të madhe, kurse nga video mund të shihet se kënga në shqip që filipinasja ka përzgjedhur, është pëlqyer tej mase edhe nga të pranishmit në sallë, të cilët e kanë duartrokitur pareshtur këngëtaren.