“Time” e quan Dua Lipën “Zëri i ri i muzikës pop”

“Time” e quan Dua Lipën “Zëri i ri i muzikës pop”

94
0
SHPËRNDAJE

Mediumi prestigjioz “Time” ka publikuar një artikull të veçantë për këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, duke e quajtur atë “Zëri i ri i muzikës pop”.

“Time” ka nisur artikullin me arsyet përse Dua Lipa nuk ishte paraparë të bëhej yll botëror, duke thënë kujtuar se “kur ishte fëmijë në shkollë i ishte thënë se nuk di të këndojë dhe largimin nga Britania e Madhe drejt Kosovës”.

Megjithatë, siç shkruan “Time”, kthimi i madh u bë më 2015 kur Dua Lipa me këngën e saj të parë “Be the One” u bë ndër zërat më të fuqishëm të rinj në muzikë.

“Time” e quan Dua Lipën “Zëri i ri i muzikës pop”

Në artikull theksohet se albumi i parë i këngëtares i vetë-titulluar është dëgjuar më shumë se 1.4 miliardë herë në mediume online.

Tani ajo do të marrë pjesë si këngëtare kryesore në festivalet si Glastonbury dhe është e ftuar në koncertet e Bruno Marsit. “Është shumë argëtuese – adrenalina, çmenduria. Nuk ka asgjë sikur kjo”, ka thënë ajo.

“Time” ka shkruar edhe për fondacionin e Dua Lipës në Kosovë, që synon të përkrahë programet e artit për fëmijë.

Kënga e fundit e Dua Lipës “New Rules” ka qenë hit ndërkombëtar madje në Britani të Madhe dhe shumë tregje botërore doli e para në top-lista.