Kronisti hebre:Skënderbeu u bë shumë i madh, dhe fama e tij mori...

Kronisti hebre:Skënderbeu u bë shumë i madh, dhe fama e tij mori dhenë

345
0
SHPËRNDAJE

Nuk janë vetëm kronistët europian apo autorët e shumtë botëror që kanë shkruar në kronikat apo veprat e tyre mbi historinë e lavdishmë të Gjergj Kastriotit, janë edhe autorët hebre që i kushtojn një hapësirë të madhe periudhës së Gjergj Kastriotit, siç është mjeku dhe kronisti hebre Rabbi Joseph.

Kështu studiuesi dhe autori i njohur shqiptar Gjon Keka gjatë hulumtimeve të tij mbi veprën e Gjergj Kastriotit ka hasur edhe në këtë kronikë që është me vlerë për historinë e kombit tonë shqiptarë europian.

Kronisti hebre Rabbi sipas studiuesit Keka na sjell një histori shumë të plotë të Gjergj Kastriotit të shquar në kronikën e tij e cila është përkthyer në anglisht nga gjuha hebraike dhe botuar në vitin 1832(The chronicles of Rabbi Joseph[…],1832) .

Këtu janë shkëputur disa pjesë interesante që ai i ka kushtuar në kronikën e tij Gjergj Kastriotit:„…Dhe Skënderbeu nxitoi e shkoi në Shqipëri(…)ai ishte shumë i lumtur, ata hynë në qytetin e Krujës.

Pasi Skënderbeu erdhi në qytet, dhe mbasi ua dha nënshkrimin guvernatori i dorëzoi atij qytetin në duart e tij.Rreth treqind shqiptarë ishin bashkë me të.Ndërsa turqit iknin.

Ndodhi që, kur ai arriti, mori flamurin e Muratit e hodhi poshtë dhe ngriti flamurin e tij mbi të cilin ishte një shqiponjë e zezë me dy koka. Dhe ata thanë: “Rrnoftë Skënderbeu!”.

Pastaj ai mori të gjitha qytetet e atit të tij… Edhe pjesët tjera e qytetet që i kishte pushtuar Murati në Shqipëri,i mori dhe u bë mbret i tyre;ndërsa shqiptarët u gëzuan shumë, sepse shpirtrat e tyre ishin të lodhur nga turqit; dhe ata thanë me zë: “Le të jetë Skënderbeu zotëria ynë përgjithmonë”

Kur Murati dëgjoi atë që kishte ndodhur, u trishtua shumë në zemrën e tij dhe luftoi kundër Skënderbeut gjatë gjithë ditëve të tij, por nuk mundi të bënte asgjë.

Dhe Skënderbeu u bë shumë i madh, dhe fama e tij mori dhenë.“